Kur nuk je shumë e njohur dhe kërkon të tërheqësh vëmendjen në festivalin e filmit në Kanë, një nga festivalet më të njohur në botë, duhet të bësh diçka të veçantë. Ose thjesht të tregosh mbathjet.

Kështu ndodhi edhe me aktoren Ayem Nour, e cila zbuloi mbathjet e tejdukshme duke mbërritur në këtë festival. Edhe aktorja shqiptare Arta Dobroshi pati dhuruar një moment të tillë kur ishte në Kanë. Festivali i kinematografisë mbarëbotërore do të zgjasë deri më 26 maj.

Një event i rëndësishëm i filmave premierë, festivali i Kanës do të vendos në qendër të vëmendjes filmat në garë për të fituar çmimin prestigjoz ‘Palma e Artë’, akorduar nga juria dhe kryetari i saj për filmin më të mirë.

aktore festivali kane

(m.z/shqiptarja.com)