Aktori amerikan jep lajmin e trishtë, humb djalin 5 muajsh nga kanceri në tru
Nick Cannon, djali dhe bashkëshortja
Aktori amerikan dhe personazhi i njohur televiziv, Nick Cannon ka ndarë lajmi e hidhur me ndjekësit e tij. Ai njoftoi se djali i tij 5-muajsh Zen vdiq nga një tumor në tru gjatë fundjavës.
Cannon bëri të ditur lajmin e trishtë të martën në emisionin e mëngjesit “The Nick Cannon Show”, duke i thënë audiencës se djali i tij pesë muajsh, Zen, ndërroi jetë.
"Gjatë fundjavës humba djalin tim të vogël nga një gjendje e quajtur hidrocefalus, e cila është një tumor malinj, i linjës së mesme - kanceri i trurit," tha Cannon. Hidrocefalusi karakterizohet nga një rritje jonormale e sasisë së lëngjeve në tru.
Cannon shpërtheu në lot ndërsa shpjegoi gjendjen mjekësore të djalit të tij.
“Gjithmonë kam vënë re se ai kishte një kollë dhe kështu doja ta kontrolloja atë,” tha ai. “Ai kishte një frymëmarrje jo të zakonshme, dhe në kohën kur ishte dy muajsh e vura re ... ai kishte gjithashtu kokën me një madhësi të bukur – unë e quaja atë një kokë Topi”, tha ai. “Ne nuk menduam asgjë për këtë. Por doja ta çoja te mjeku për frymëmarrjen e tij. Menduam se do të ishte rutinë.”
Mjekët zbuluan tumorin malinj dhe Zen iu nënshtrua një operacioni për të kulluar lëngun. Gjendja e Zenit u përkeqësua rreth Ditës së Falënderimeve.
“Procesi u përshpejtua. Në fund të fundit, ishte kancer në tru. Tumori filloi të rritet shumë më shpejt”, tha Cannon, teksa fliste i pikëlluar e me lot në sy.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
71.8%
-
Jo
24.8%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 1785
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Donald Trump shpallet fajtor në rastin 'Stormy Daniels', por nuk do të vuajë asnjë lloj dënimi
10 Janar, 16:21
-
Kosovë/ Kryeministri Kurti takohet me zëvendëssekretarin e SHBA-ve, Richard Verma
10 Janar, 16:04
-
SHBA i jep lamtumirën e fundit Ish-Presidentit Carter
10 Janar, 15:57
-
Zëvendës-sekretari i Shtetit Amerikan Richard Verma takim me afganët që jetojnë në Shqipëri: Të angazhuar për t'i mbështetur
10 Janar, 15:52
-
NBA/ Cleveland pa rivalë në parket, përmbysje ëndrrash nga Maverics! Lakers i ndal zjarri
10 Janar, 14:46
-
Pasojat që do t’i kishte Serbia nga sanksionimi i industrisë së naftës
10 Janar, 13:02
-
OKB: Rritja ekonomike globale për 2025 do të jetë 2.8%
10 Janar, 12:52
-
Vjosa Osmani: Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Strategjik
10 Janar, 11:01
-
Joe Biden miraton fonde federale shtesë për shuarjen e zjarreve në Kaliforni
10 Janar, 10:06
-
Trump shikon një takim të afërt me Putin: Ai dëshiron të takohemi dhe po vendosim
10 Janar, 09:12
-
SHBA/ Gjykata e Lartë refuzon kërkesën e Trump për të ndalur dhënien e dënimit nga një gjykatë në Nju Jork
10 Janar, 08:16
-
SHBA/ Gjykata e Lartë mund të mbyllë TikTok! Dy miliarderët duan të blejnë asetet amerikane të platformës, premtojnë forcimin e privatësisë dhe besimin e përdoruesve
10 Janar, 07:34