Aktori amerikan, Richard Gere shpërndan ndihma për emigrantët e bllokuar në Mesdhe

Aktori amerikan, Richard Gere shpërndan ndihma për emigrantët e bllokuar në Mesdhe

Aktori amerikan Richard Gere ka shpërndarë ushqime në një anije spanjolle, ku qëndrojnë të bllokuar 121 emigrantë.

Anija është bllokuar prej tetë ditësh pasi shpëtoi emigrantët në dy raste në Mesdhe. Asaj i është ndaluar hyrja në Itali dhe Maltë. Ekuipazhi kishte paralajmëruar ndërkohë se shumë shpejt nuk do të kishte më ushqime në bord. Në fotot e publikuara në llogarinë në Tëitter, aktori shihet teksa sjell kuti me fruta, perime dhe ujë.

Aktori u shfaq edhe në një video-mesazh, ku u kërkonte njerëzve të mbështesnin organizatën bamirëse që operon anijen dhe emigrantët në bordin e saj.

“Ka shumë njerëz të shpëtuar këtu. Nëse nuk do të ishte "Open Arms", ata do të kishin humbur jetën. Ndaj, bëni gjithçka që mundeni për t’i mbështetur ata”, tha Gere në video. Vetë aktori tregoi se ishte nisur drejt anijes nga Lampeduza.

"Open Arms", organizata që menaxhon anijen tha se i ka kërkuar Spanjës, Francës dhe Gjermanisë, ndihmë për gjetjen e një zgjidhjeje. Presidenti i parlamentit evropian, David Sasoli kërkoi ndihmë të menjëhershme në një letër të tij drejtuar Komisionit Evropian. Një zëdhënës i komisionit tha se ishin kontaktuar vendet anëtare dhe i ishte kërkuar atyre të shfaqnin solidaritet, por asnjë vend anëtar nuk ka marrë përsipër për momentin koordinimin.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adamo311: 11/08/2019 05:18

    Gere pershendetje nga Epstein!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

New York Times: Votoni kundër Trump, ai është një rrezik për demokracinë

New York Times: Votoni kundër Trump, ai është një rrezik për demokracinë