Ambasada e SHBA në Tiranë vlerëson 5 persona me aftësi ndryshe! Aktori Hollywood-it, RJ Mitte motivon me historinë personale, tregon se vuan nga paraliza cerebrale

Ambasada e Amerikës në Tiranë vlerësoi me çmime 5 persona që me aftësi ndryshe që kanë kontribuar në shoqëri. Vlerësimet u ndanë në kuadër të javës së aktivizimit, që solli në Shqipëri dhe aktorin e famshëm Amerikan RJ Mitte i cili duke treguar problemet me paralizën cerebrale tha se gjithkush mundet.

“Dëgjojmë shumë njerëz që thonë ti nuk mundesh, ti nuk ke për tu bërë. Unë jam sot këtu për të ju thënë se kjo është një gënjeshtër. Nëse ju keni një qëllim, ti mund ta arrish”, tha aktori RJ Mitte.

Ky ishte mesazhi që aktori i serialit të famshëm amerikan Hana Montana, Breaking Bad dhe fitues i disa çmimeve RJ Mitte, dha për personat me aftësi ndryshe në Tiranë, ku erdhi në kuadër të javës ndërkombëtare të aktivizimit, ku u ndanë 5 çmime.

Teksa tregoi sfidat e veta me paralizën cerebrale, aktori hollivudian, tha se mjafton të jemi optimist për jetën dhe gjithçka arrihet.

“Kur po dorëzoheshim, dikush i tha gjyshes sime që të shkoja në spital. Kisha paralizë cerebrale. Kështu filloi rrugëtimi me aftësinë e kufizuar. Unë e shoh sëmundjen si mundësi”, tha aktori.

Në një intervistë ekskluzive për Report Tv, Mitte tregoi edhe projektet artistike të radhës artistike, teksa shpreson se në të ardhmen të ndihmoje njerëz me aftësi ndryshe edhe në Shqipëri, vend që i ka lënë mbresa të mëdha.

“Është hera ime e parë në Shqipëri. Një vend shumë i pasur në histori dhe kulturë. Nuk e dija para se të vija, por tani e di sa i njohur është filmi Hana Montana në Shqipëri. Jam shumë i lumtur për këtë. Unë besoj që vende si Shqipëria, kanë një të ardhur të ndritur, veçanërisht ku bëhet fjalë për fëmijët me aftësi të kufizuar dhe ndërgjegjësimi duhet. Do shkoj në Neë Yourk për të xhiruar në film. Gjithashtu punoj me shumë organizata të ndryshme dhe shpresoj që të kemi një bashkëpunim së shpejti këtu në Shqipëri”, tha aktori RJ Mitte.

Në kuadër të javës së aktivizmit me dhjetëra organizata që kountribojnë në vend për kauza të ndryshme u mblodhën në sheshin Italia, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

“Këtu flitet për aktivizimin dhe vullnetarizmin që janë vlerat thelbësore të Amerikës. Dhe jam shumë i lumtur që po ndajmë këtë pjesë të kulturës amerikane përmes aktivizimit këtu”, tha përfaqësuesi i ambasadës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:51
I Ngarkuari me Punë i SHBA-së, Wisner: Në frymën e Ditës së Aktivizmit le të ëndërrojmë së bashku dhe të sjellim ndryshime në komunitetet tona

I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA-së, David Wisner në një aktivitet të zhvilluar për Ditën Kombëtare të Aktivizmit, në Tiranë ka përcjellë mesazhin që në frymën e kësaj dite le të vazhdojnë të gjithë të ëndërrojnë për gjëra të mëdha të cilat më pas t’i bëjnë realitet.

“Mendoj se nuk ka një person që mund të jetë zëdhënës më i mirë i aktivizmit se Arxhei, ai ka thyer steriotipet dhe ka ndryshuar mendësi me pozitivitetin e tij përfshirë dhe këtë mëngjes me shkollën e nxënësve që nuk dëgjojnë duke dhënë një performancë të shkëlqyer. Ai është një model që ka dhënë mbrojtur gjithpërfshirjen dhe barazinë dhe shprehur kundër bullizmit. Ai është shumë mirënjohjës Arxheit dhe miqve të tij që kanë udhëtuar drejt Shqipërisë për të festuar e për tu bashkuar me festimet tona e për të ndarë historinë e tij.

Në frymën e ditës kombëtare të aktivizmit le të vazhdojmë të ëndërrojmë së bashku ëndrra të mëdha. Le ta sfidojmë njëri tjetrin për të bërë ato ëndrra realitet që sjellin ndryshime në komunitetet tona. Shpresoj që të lidhemi me ju pë të dëgjuar për sukseset tuaja”, tha ai.

Pas ceremonisë të ftuarit kryesorë do të ecin në këmbë tek Sheshi Italia përpara Stadiumit për të vizituar panairin e aktivizmit.

B.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje