Francë - Një gjykatë franceze ka vendosur një gjobë prej 4 mijë euro për aktorin Gerard Depardieu dhe i ka pezulluar patentën e shoferit për gjashtë muaj, pasi u gjet fajtor për drejtim të automjetevë në gjendje të dehur. Aktori 64 - vjeçar i cili bëri bujë për sjelljen e tij të çrregullt, nuk ishte i pranishëm në gjykatë. 

Ai u arrestua në Paris gjatë muajit nëntor pasi testet e alkoolit vërtetuan se në gjak kishte tre herë më shumë alkool, sesa sasia e lejuar. Në janar, Gerard Depardieu’s i’u dha pasaporta ruse nga presidenti i Rusisë Vladimir Putin, pas ankesave që kishte bërë për nivelin e lartë të taksave në Francë.

Ndërsa në shkurt, aktori francez është shpallur qytetar nderi i Republikës Ruse të Çeçenisë, ndërsa i është dhuruar edhe një banesë pesëdhomëshe në kryeqytetin Grozni. Aktualsiht Depardieu është duke punuar për një film thriller në Rusi.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)