Aktori i ‘Euphoria’ vdes në moshën 25-vjeçare

Aktori i ‘Euphoria’ vdes në moshën 25-vjeçare

Angus Cloud

Aktori Angus Cloud, i cili luajti në serialin hit Euphoria, ka vdekur në moshën 25-vjeçare. Cloud, i cili luante rolin e tregtarit të drogës Fezco "Fez" O'Neill, vdiq në shtëpinë e familjes së tij në Oakland, Kaliforni.

“Na u desh t’i themi lamtumirë një njeriu të jashtëzakonshëm sot”, thuhet në një deklaratë nga familja e Cloud.

Një javë më parë, aktorit 25-vjeçar i vdiq babai dhe Angus Cloud ishte në një ‘betejë me shëndetin mendor’.

“E vetmja ngushëllim që kemi është të dimë se Angus tani është ribashkuar me babanë e tij, i cili ishte shoku i tij më i mirë”, thuhej në deklaratë.

Shkaku i vdekjes nuk është dhënë. Një burim i afërt me familjen e Cloud tha për Entertainment Tonight se Cloud "kishte qenë duke luftuar me mendime të rënda për vetëvrasje" pasi u kthye nga Irlanda ku kishte varrosur babanë e tij.

HBO në një deklaratë tha se janë të pikëlluar për humbjen e Angus Cloud.

"Ne jemi jashtëzakonisht të pikëlluar kur mësuam për vdekjen e Angus Cloud. Ai ishte jashtëzakonisht i talentuar dhe një pjesë e dashur e familjes HBO dhe Euphoria," tha HBO në një deklaratë.

"Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për miqtë dhe familjen e tij gjatë kësaj kohe të vështirë."

Cloud kishte luajtur role në filmat North Hollywood dhe The Line. Ai ishte shfaqur gjithashtu në videoklipe për artistë duke përfshirë Becky G, Karol G dhe Juice WRLD.

Por karriera e tij me të vërtetë mori hov pasi mori pjesë në filmin Euphoria.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi