Aktori i humorit tregon historinë e trishtë të familjes: Prindërit pësuan aksident, i humbëm të gjitha

Aktori i humorit tregon historinë e trishtë të familjes: Prindërit pësuan aksident, i humbëm të gjitha

Irgen Çela

Aktori i humorit, Irgen Çela i njohur si Xhoda ka rrëfyer si kurrë më parë pjesë nga fëmijëria e tij.

Aktori ka treguar periudhën kur prindërit e tyre janë përfshirë në një aksident dhe babi i tij mbeti i lënduar, ku i është dashur që të kalojë sfida në lidhje me shëndetin e tij.

Duke folur për të shkuarën, ai tregoi se i është dashur të punojë edhe gjatë periudhës së adoleshencës për të përballuar sfidat ekonomike.

"Mami ka qenë mësuesja ime e parë, dhe nuk më ka llastuar fare. Ka qenë marrëdhënie e çuditshme që të kisha mamin mësuese, mërzitesha kur nuk më mbante me hatër, ka qenë e rreptë si zysh. Jam fëmijë i vetëm.

Ka qenë një moment kur prindërit bënë aksident dhe periudha e rëndë psikologjike e familjes zgjati rreth 10 vite, babi u dëmtua më shumë. Nuk kam qenë me ta kur ka ndodhur aksidenti, ka ndikuar shumë ajo periudha, u rrita para kohe.

Babi më çoi me makinë kur do ikja në Maqedoni, kur u ktheva gjeta dajën në shtëpi, por e kuptova se diçka ka ndodhur. Neglizhenca e mjekëve e mori më qafë babin, ndodhën komplikacione. Kam një akumulim ndaj atyre mjekëve, periudhë kasapësh.

Ka kaluar shumë operacione babai. Ai sot është mirë, është heroi im, jam me fat që e kam në jetë. Babi bën shumë humor edhe në momente më të vështira. Është shumë i lumtur që jam bërë aktor.

Në kaluam nga një moment që ishim shumë mirë ekonomikisht, më vonë gjithë investimet shkuan për shëndetin. Gjatë gjimnazit kur unë kisha nevojë për të pirë ndonjë kafe, kam punuar kamerier që të kisha lekët e mia dhe t’i hiqja barrën ekonomike familjes", u shpreh aktori.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë