Aktori amerikan James Gandolfini ka ndërruar jetë për shkak të një ataku kardiak në Itali.

Ai u bë i famshëm me rolin e bosit të mafias në dramën “The Sopranos”.

Ai u nda nga jeta në moshën 51 vjeçare, ndërsa ndodhej për pushimë në Romë bëri të ditur Mara Mikialian, zëvendës presidente e HBO-së për fushatat publicitare të programit.

james gandolfini

Aktori i ndjerë ishte bashkë me djalin e tij Michael për të marë pjesë në “Taormina Film Festival” në Siçili.

Para se të ndërronte jetë ai kishte kaluar një ditë mjaft të bukur me familjen e tij në Romë sipas asistentit të tij Tom Richardson.

james gandolfini

James ishte i njohur për performancën e tij, në rolin e Tony Soprano-s, për të cilin ka fituar edhe cmime, nga fundi i viteve ’90 e deri në mesin e viteve 2000.

(b.t/shqiptarja.com)