VIDEO/ Aktori i njohur Danny DeVito tregon për gjyshen arbëreshe: Fliste një gjuhë që quhet ‘geg’

Aktori i njohur komik amerikan Danny Devito ka zbuluar së fundi se të paktën një nga gjyshet e tij e ka pasur me origjinë arbëreshe.

Gjatë një interviste për një podcast amerikan, ai ka treguar se gjyshja ishte nga Kalabria, që përballë detit ka Shqipërinë.

Vetëm në fund të jetës, kur ajo dergjej në shtrat, kishte mësuar se gjuha që fliste gjyshja nuk ishte italisht, por një variant i shqipes.

‘Gjyshja ime fliste një gjuhë që quhej ‘Geg’ ishte një lloj i gjuhës shqipe dhe ishte shumë e bukur! Për shiun për shembull... mbaj mend se ishte ‘sh’ për shiun. ‘Sh..sh’’ tingëllonte vet si shiu.’- u shpreh ai.

DeVito ka luajtur në filma të njohur si “One Flew Over the Cuckoo’s Nest” (1975), “Terms of Endearment” (1983), “Twins” (1988), “The War of the Roses (1989)”, etj.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Muharrem Blakaj: 20/12/2022 12:41

    Aktor i mrekullueshëm...

    Përgjigju
  • Shqip: 20/12/2022 03:15

    Gjyshen e meqme e paske pase se te kishte ndejte ktu ti do ishe i papune tu pi raki e tu lujte domino poshte pallati.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk