Aktori i njohur Genc Fuga pëson goditje në tru, familja kërkon ndihmë financiare për të përballuar ndërhyrjen kirurgjikale

Aktori i njohur Genc Fuga pëson goditje në tru, familja kërkon ndihmë financiare për të përballuar ndërhyrjen kirurgjikale

Genc Fuga, aktori dhe regjisori i njohur shqiptar ka pësuar një goditje në tru dhe po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjale në një spital privat.

Operacioni kushton 19 mijë euro dhe shuma është e pamundur për tu përballuar nga familja e cila kërkon ndihmë.

Vetë bashkëshortja Enerjeta Fuga përmes një postimi në facebook kërkon ndihmën e kolegëve por dhe të gjithë atyre që munden të solidarizohen për të përballuar këtë shifër për operacionin.

"Nuk qenka e lehtë por në këto momente e kam domosdoshmëri.

Genci po kalon një periudhe të vështirë. Ka pësuar një goditje në tru dhe në këto momente po kryen ndërhyrje në spitalin.... Do i lutesha të  gjithë punonjësve të Rtsh nëse munden dhe kush mundet të ofrojë një kontribut prej 200 lekë të rinj për të patur mundësinë të kem shumën 19 mije euro të operacionit.

Ndjese dhe konsiderete...." shkruan Enerjeta Fuga në facebook.

I lindur në Vlorë më 24 maj 1971 Genc Fuga ka interpretuar shumë role në skenën e Teatrit Kombëtar. Gjithashtu është dhe pedagog në Akademinë e Arteve.  Ai është i martuar me aktoren Enerjeta (Eni) Jani dhe është babai i dy vajzave të vogla.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albion: 30/07/2023 17:14

    Nuk esht momenti qe trrini ktu dhe tgjykoni se pse ne privat dhe Jo ne shtet. Nuk esht grip. Esht dicka e rend dhe jam i bindur qe secili prej nesh ktu do benim te njejten gje per njerezit tan keshtu qe kush te ket mundsin me ndihmu te ndihmoj kush Nuk e ka minimumi qe duhet te bej esht ti uroni sherim sa me te shpejt. Sesht momenti per gjykim!!!

    Përgjigju
  • Artan: 30/07/2023 11:57

    Duhet ta ndihmoje menjehere. Eshte nje Artist me mjaft Vlera. Por fundja eshte edhe njeri, qytetar Shqiptar , dhe Shteti e ka per detyre. Uroj sherim te shpejte per Gencin.

    Përgjigju
  • Barzay: 30/07/2023 11:38

    Sigurisht qe ne aspektin human te vjen keq , po une tham qe PSE nuk e kam dergu ne shtet? Po ai person qe asht prej fshatrave te humbura, apo nqf je person i njohur duhet ta kesh ma te leht, rrugen e shtruar?

    Përgjigju
  • trimi: 30/07/2023 00:21

    Presim te jape fond shteti, sic ben me deputetet

    Përgjigju
  • Standarti: 30/07/2023 00:15

    Po te kontribuoje shteti me vkm siç dha lekë për Mira Rakacollin. Apo kjo Mira ka qen zv ministre e partisë.

    Përgjigju
    • Anna: 30/07/2023 18:34

      Ashtu eshte mor shok, Dha leke per Rakacollin qe eshte miliardere me tre llogari bankare te deklarur 300 000 euro dhe la ate cunin e vogel 15 vjec sa te mblidheshin leket e njerezve per ta cuar ne Italy. Dhe femija i shkrete vdiq

  • Aliu: 29/07/2023 23:48

    Për atë kukumjaçkën Rakacolli që ka vjedhur miliarda bashkë me burrin e saj majmun, shteti jep lekë për kurim, ndërsa për këtë të shkretin artist vetëm buxhetor, e çfarë mund të fitojë ndonjë kacidhe nga teatri, shteti nuk ndihet. Shteti i së drejtës.

    Përgjigju
  • Grupi: 29/07/2023 23:25

    Duhet ta mbuloje shteti kete shpenzim operimi qe nuk mundet ta kryeje dot ne spitalin shteteror. Mbi te gjitha eshte jete njeriu qe nese ka mundesi te shpetohet sepse eshte shume i ri.Shteti duhet ts beje pa reklame qe te thote neser Ja shpetuam Aktorin dhe Regjizorin. Thjesjt ta beje si nje detyrim njerezor kundrejt nje profesionisti qe nuk eshte perzjere ne politike dhe ka kryer vetem ate per te cilen eshte shkolluar dhe ne sherbim te njerezve. I Urojme sherim te shpejte Gencit.

    Përgjigju
  • Tarasi: 29/07/2023 22:36

    Ne e kemi shëndetësinë falas, apo jo?

    Përgjigju
  • Arbëri: 29/07/2023 22:33

    À ka pushtet në këtë vens , à ka shendetsi në këtë vend, si është e mundur që në këtë rast të kërkohet para për intervenim, sa vlen një jet njeriu për këtë shtet kriminelesh…?

    Përgjigju
    • Lala: 30/07/2023 06:44

      Te shteti behet pa lek operacioni. Öse Öse me shum here me Pak lek se te privati QE ka te njejtet mjek QE ka shteti

    • Teuta: 30/07/2023 02:02

      Nuk e kuptoj pse kerkojne ndihme!!!!!!Ne Shqiperi sipas RILINDASVE shendetesia eshte falas apo jo????? Mbase KM do t'i japi ndonje fond........ Cfare behet per njeriun e thjeshte nga Konispoli, Malesia e Madhe etc apo ne dore te perendise. Rrofte EDVER RAMA c'duhen te tjerat....

    • ARBER: 30/07/2023 00:29

      E kan derguar ne nje klinike private, ne vend qe ta dergonin ne QSUT, ku te njejtet mjek operoine para dite ne shtet, mbas dite ne privat… me te vetmin ndryshim, privati ta mat kokrn me evro, ndersa nd shtet e ke falas me siguracion…

    • Alds: 29/07/2023 23:27

      Kërkojnë lek sepse është në spital privat.

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!