Aktori i njohur Liam Neeson largohet nga skena e kinemasë

Aktori i njohur Liam Neeson largohet nga skena e kinemasë

Liam Neeson

Aktori i njohur botëror Liam Neeson ka njoftuar se do të tërhiqet nga aktrimi në vitin 2025, duke mbyllur kështu një karrierë të shquar që ka zgjatur për dekada. Vendimi i Neeson për t’u larguar nga skena e kinemasë vjen pas viteve të suksesshme në role të ndryshme, por për shqiptarët ai do të mbahet mend veçanërisht për rolin e tij në serinë e filmave “Taken”.

Në këto filma, Neeson portretizoi një baba të vendosur që përballet me rrëmbyesit shqiptarë nga Tropoja, të cilët përpiqen të trafikojnë vajzën e tij. Ky rol krijoi një lidhje të veçantë midis aktorit dhe shqiptarëve, ndonëse në mënyrë kontroverse, pasi portretizimi i shqiptarëve në film u kritikua për përhapjen e stereotipeve.

Kjo madje nxiti një fushatë të titulluar “Taken by Albania”, që synonte të ndryshonte perceptimin dhe ta ftonte Neesonin të vizitonte Shqipërinë për të parë anën e bukur dhe mikpritëse të vendit.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?