Aktori i njohur turk, Taner Olmez të cilin shqiptarët e njohin nga filmi “Doktori i Mrekullive”, ka publikuar disa foto nga Tirana në rrjetin social Instagram.
Jo vetëm kaq por ai ka përshëndetur edhe në shqip.
“Mirëmbrëma miq, mirëmbrëma Tirana. Faleminderit Nik Xhelilaj”, shkruan Taner Olmez.
![]()
Tirana është kthyer në një qendër atraksioni turistik për turistë të huaj nga rajoni, Evropa, por edhe më gjerë. Në kryeqytet mund të shijosh thuajse të gjitha format e turizmit, duke nisur nga ai kulturor, historik, duke vijuar te turizmi arkitekturor e kulinar, e mandej te turizmi malor dhe i aventurës. Bie në sy se Tirana po vizitohet gjithnjë e më shumë dhe nga personalitete të njohura nga gjithë bota.
B.V/Shqiptarja.com
Komente

