Aktori i shumë njohur Kit Harington, gjatë një interviste në podkastin e 'The Hidden 20', ka treguar hapur sfidat e tij me shëndetin mendor dhe abuzimin me substancat.
Diagnoza e tij e çrregullimit të hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes (ADHD), e zbuluar gjatë qëndrimit në një klinikë rehabilitimi në SHBA, shënoi një pikë kthese në jetën e tij.
Gjatë podcastit aktori amerikan rrëfeu varësinë e tij nga alkooli, ankthin social dhe presionin e jashtëzakonshëm të jetuarit nën presionin e famës.
“E kuptova se jeta ime ishte e varur nga kjo. Për fat të mirë ishte vendi i duhur në kohën e duhur. Unë arrita të krijoj një jetë të re prej aty”,-është shprehur aktori.
Aktori tha gjithashtu se beteja e tij për shëndetin mendor, u përkeqësua nga fansat e “Game Of Thrones” që e trajtuan atë si personazhin e tij Jon Snoë.
“Njerëzit më trajtonin si personazhin. Por në jetën time nuk u ndjeva aspak kështu. Dhe kjo çoi në disa sforcime psikologjike", la deklaruar ai.
Ndër të tjera, aktori 34-vjeçar rrëfeu vështirësitë e tij në të qënit i fokusuar në jetën profesionale.
Kit është i martuar me aktoren e tij të “Game Of Thrones”, Rose Leslie, të cilët kanë një djalë të lindur në janar 2021 dhe një vajzë të lindur në shkurt 2023