Një prej aktorëve kryesorë të serialit shumë të ndjekur ‘Game of Throne’, Kit Harington ka përfunduar në një qëndër rehabilitimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas përfundimit të sezonit të 8 të këtij seriali 32 vjeçari britanik është shtruar në qendrën e rehabilitimit.

Sipas raportimeve të "NewYorkPost" është shtruar për shkak të problemeve me stresin dhe alkolin. Ai do të tërhiqet nga skena për një kohë të pacaktuar. 

Ndërkohë kujtojmë se fundi  i këtij seriali ka shkaktuar probleme emocionale për shumë fansa. Gjatë kësaj kohe të vështirë aktori ka mbështetjen e plotë nga partnerja e tij Rose Leslie.

8/2