Aktori Laert Vasili rrëfen për
filmin horror të regjisorit spanjoll

Aktori Laert Vasili rrëfen për<br />filmin horror të regjisorit spanjoll
Aktori Laert Vasili është një nga personazhet e filmit “Zgjimi i Enver Simakut” të regjisorit spanjoll Marco Lledo Escartin, që do të jepet premierë të enjten në Tiranë.

I ftuar në studion e Report TV, Laert Vasili rrëfen për filmin spanjoll me aktorë shqiptarë që u shfaq në datën 8 korrik në Festivalin Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë që u mbajt në Pogradec.

Edicioni i shtatë i këtij festivali,u mbaj nga datat 3 deri më 8 korrik, ndërsa pëvecc aktiviteteve të kulinarisë janë projektuar plot 64 filma të autorëve nga të gjitha vendet e Ballkanit.

Vetë aktori Laert Vasili ishte protagonist në tri filma.
 
“Filmi me metrazh të shkurtër 'Mëngë këmishe" i Suela Bakos, "Pasqyra e thyer' e filmit të Edmond Budinës, i cili bëri një premierë në festivalin e kulinarisë në Pogradec dhe filmi i regjisorit spanjoll", thotë Vasili.

 Aktori Laert Vasili ka folur edhe për rolin e tij në premierën botërore të filmit të gjatë spanjoll “Zgjimi i Enver Simakut”, me regji e skenar të Escartin. Sipas Vasilit ky është një film thriller që që inspirohet nga Shqipëria e 1997-s.

“Regjisori përqendron vëmendjen tek një ngjarje e ndodhur në 1997 ku një gazetare spanjolle vritet dhe i dashuri i saj vjen vite më vonë për të zbuluar atë  se çfarë ndodhi, kush e inicioi atë dhe çfarë fshihet pas saj", rrëfen aktori
 
Në këtë film interpretojnë figura të njohura të kinematogrfsië shqiptare si Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Viktor Zhusti, Pirro Milkani, Ema Andrea, Laert Vasili e Lulzim Guhelli.
Laert Vasili pohon se një film për Shqipërinë i parë nga këndvështrimi i një të huaji mund të jetë më afër së vërtetës. Gazetarja e pyet aktorin se sa objektiv është një regjisor i huaj kur bën film pë realitetin shqiptar. 

"Ata përjetojnë gjë tjetër. Ne që i shohim nga jashte jemi objektiv. Kështu ndodh edhe me regjisorë dhe gazetarë të huaj që vijnë në Shqipëri. Ata që i përjetojnë nga jashtë i shihin me një sy tjetër, dhe nga syri dhe këndvështrimi i tyre, realiteti që do të jepet më i saktë është i tyre, jo i yni." shton Vasili. 

Filmi “Zgjimi i Enver Simakut” që përshkruan Shqipërinë e 97-ës të parë nga syri i një spanjolli do të jepet të enjten në kinema Cineplex tek qendra tregtare TEG.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur