Aktori legjendar u gjet i pajetë së bashku me gruan, publikohen pamjet kur policia futet në shtëpinë e Gene Hackman

Policia e kontesë Santa Fe në Nju Meksiko ka publikuar pamjet e forcave të policisë që mbërritën në shtëpinë e aktorëve Gene Hackman dhe Betsy Arakawa, ditën kur çifti u gjet i vdekur, 26 shkurt.

Pamjet tregojnë momentet e para kur oficerët e policisë mbërrijnë në banesë, duke folur me dëshmitarët që shprehin shqetësimin e tyre.

“Diçka nuk shkon, diçka nuk shkon”, dëgjohet të thotë një dëshmitar. Sipas asaj që është regjistruar, kalimtarët kanë qenë të ngarkuar emocionalisht teksa kanë përshkruar në polici atë që kanë parë: Kam ecur kështu dhe pashë diçka të shtrirë atje dhe befas shoh këtë, të dy. Më falni, thotë një dëshmitar okular i tronditur.

Sipas hetimeve të kryera çifti i bashkëshortëve vdiqën për shkaqe natyrale. Betsy Arakawa, 64 vjeçe, vdiq nga sindroma pulmonare Hantavirus (virus i transmetuar nga minjtë) më 11 shkurt.

Ndërkohë Gene Hackman vdiq një javë pas saj (18 shkurt) si pasojë e një problemi në zemër.

Dy herë fituesi i Oskarit, Hackman sapo kishte mbushur 95 vjeç në fund të janarit. Prej vitit 2004 ai ishte tërhequr nga aktrimi. Hackman u takua me bashkëshorten e tij Arakaëa, një pianiste klasike, që u rrit në Haëai, kur ajo punonte me kohë të pjesshme në një palestër në Kaliforni në mesin e viteve 1980.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Gjykata Supreme rrëzon ankimimin e Vetëvendosjes për votimin me postë, i hap rrugë çertifikimit të rezultateve nga KQZ-ja

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Gjykata Supreme rrëzon ankimimin e Vetëvendosjes për votimin me postë, i hap rrugë çertifikimit të rezultateve nga KQZ-ja