Aktori Mishel Prela Manoku, 31-vjeç, i cili mbeti i plagosur një natë më parë pasi u qëllua me armë zjarri, njihet person me precedentë të mëparshëm penale.
Ndaj tij rëndojnë dy dënime nga gjykata për plagosje me thikë dhe ushtrim dhune.
Në vitin 2010, 31-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 4 vjet e tetë muaj burg për plagosje me thikë. Ndërsa në 2014-ën, është dënuar gjithashtu me burg nga Gjykata për ushtrim dhune ndaj njerkut të tij, Ermir Manoku, në banesën e këtij të fundit, ku i ka thyer edhe orenditë si dhe i ka marrë televizorin.
Mishel Prela Manoku mbeti i plagosur dje me armë zjarri pranë shkollës "Partizani" në Tiranë. Policia arrestoi si autor të dyshuar Miklar T., 31-vjeç.
Plagosja në vitin 2010
Në vitin 2010, 31-vjeçari Mishel Prela Manoku, ka plagosur me thikë Ervin Zallumin, të cilin e ka goditur pas shpine. Prela dhe Zallumi banonin në të njëjtën lagje, por nuk kishin njohje me njëri-tjetrin. Gjithçka ka ndodhur pasi Zallumi ka përfunduar një takim me një shokun e tij në Laprakë dhe është kthyer për në banesën e tij me motomjet.
Motomjetin e ka parkuar ne nje lokal 100 metra larg baneses se tij dhe eshte nisur me kembe per ne shtepi. Gjate rruges ka ndjere nje goditje te befasishme mbrapa shpines me thike dhe eshte kthyer menjehere dhe ka njohur te pandehurin Mishel i cili kishte ne dore nje thike.
Ervin Zallumi e ka sharë të pandehurin dhe duke mospatur ne dore ndonje mjet per t'ju kunderpergjigjur veprimeve sulmuese te pandehurit eshte mundur te mbrohet duke iu shmangur goditjeve me thike te te pandehurit.
I pandehuri Mishel ka vazhduar veprimet e tij te sulmit duke e goditur dhe kater here te tjera ne pjese te ndryshme te trupit.
Shtetasi Ervin ka rezistuar dhe ne nje moment ka mundur te shkeputet prej sulmit te te pandehurit dhe eshte larguar me vrap per te dale ne rruge kryesore.
Ne rruge kryesore shtetasi Ervin Zallumi ka takuar Fatjon Sheme qe po kalonte rastesisht me automjetin e tij dhe i ka kerkuar qe ta çonte ne Spitalin Ushtarak.
Gjate rruges per ne spital Sheme e ka pyetur te demtuarin“ kush te goditi” ndresa ai i eshte pergjigjur : “…Ec shpejt e me co ne spital, ate qe me qelloi me thike e njoh...” I demtuari Ervin Zallumi është shtruar ne nje gjendje te renduar shendetsore dhe vetem ndërhyrja e specializuar kirurgjikale në Spitalin Ushtarak e ka bere e mundur qe te demtuarit t'i shpëtohet jeta.
Në 2014-ën dhunoi njerkun për paratë
Në vitin 2014, Mishel Prela ka plagosur njerkun e tij, Ermir Manoku, pasi i ka hyrë në banesë së bashku me një shok dhe e ka rrahur, pas sherreve për çështje parash.
Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, shkalla e parë kishte vepruar drejt për masën e sigurisë dhe po ashtu edhe policia për arrestimin.
“Duke e gjetur të drejtë procedurën e ndjekur nga policia gjyqësore dhe më pas prokuroria, në lidhje me ndalimin e shtetasit Mishel Prela, vendos të miratojë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me të cilin ajo e ka vleftësuar të ligjshëm këtë ndalim”- thuhet në vendim.
Mishel Prela Manoku u plagos mbrëmë me armë zjarri pranë shkollës "Partizani". Policia gjeti në vendin e ngjarjes 8 gëzhoja, ndërsa arrestoi autorin e plagosjes Miklar T., 34-vjeç.
/Shqiptarja.com