Aktori Shia LaBeouf arrestohet
para instalacionit kundër Trump

Aktori Shia LaBeouf arrestohet<br />para instalacionit kundër Trump
Shia LaBeouf, protagonisti i serive të filmit “Transformers”, është arrestuar pasi ka sulmuar dhe gërvishtur në fytyrë një burrë.

Aktori dhe regjisori është arrestuar nga policia pasi është përfshirë në një përleshje para instalacionit kundër Donald Trumpit në muzeun Queens.  LaBeouf, i cili është i njohur për shkelje të ligjit në të kaluarën, po merrte pjesë në instalacionin që ai krijoi jashtë muzeut të Astorias kur nisi përleshja mes dy grupeve protestuese.

Kjo nuk është një gjë e rë për të pasi ky është arrestimi i 4-t i aktorit rebel.

LaBeouf ka krijuar performancën artistike që fton njerëzit të qëndrojnë para një kamere dhe të thonë fjalinë “Ai nuk do ta ndajë Amerikën” [He Will Not Divide US]. Kjo kamerë do të jetë live për 24 orë përgjatë katër vjetëve të Trumpit si president i SHBA-ve 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi