Turqi- Aktori shqiptar Bertan Asllani vlerësohet me një nga çmimet më prestigjioze në Turqi për vitin 2024.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve kinematografike ”Golden Kelebek”, ai ishte një ndër fituesit, teksa u vlerësua performanca e tij në serial si aktori më i mirë.

Media turke informoi se “aktori shqiptar Bertan Asllani ka fituar një çmim mjaftë prestigjioz, bashkë me aktoren tjetër Rojbin Erden, teksa u shpallën edhe çifti më i mirë i serialeve televizive”.

Dyshja në fjalë janë aktorët e serialit të njohur “Wild” (YABANI).