Aktori i njohur turk Burak Çelik, i cili aktualisht luan rolin e Tarık Tarman në serialin më të ri të Kanal D, “Haysiyet”, është bërë baba për herë të dytë. Aktori dhe bashkëshortja e tij, Ece Çelik, kanë mirëpritur në jetë një vajzë, së cilës i kanë vendosur emrin Zeynep İlay.
Lajmin e ëmbël e ka ndarë vetë aktori përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar fotografi nga dhoma e spitalit. Krah fotove, Çelik ka shprehur emocionet e tij me fjalët: “Familja jonë po rritet. E morëm vajzën tonë me shëndet në krahë. Faleminderit Zotit. Mirë se erdhe vajza ime e bukur, Zeynep İlay.”
Çifti i njohur kurorëzoi dashurinë e tyre në martesë më 26 dhjetor 2024 në Malin e Zi. Në gusht të vitit të kaluar, ata përjetuan për herë të parë gëzimin e të qenit prindër së bashku me ardhjen në jetë të djalit të tyre, Kaan Aslan. Me lindjen e vogëlushes dhe praninë e Ecem, vajzës së Ece-s nga martesa e saj e parë, familja e tyre tashmë numëron pesë anëtarë.
Komente
Komento