Aktori turk, Mehmet Esen, leksione
në Tiranë për aktorët shqiptarë

Aktori turk, Mehmet Esen, leksione<br />në Tiranë për aktorët shqiptarë
Aktori i njohur turk Mehmet Esen do të jetë nesër paradite në sallën e provave të Teatrit Kombëtar eksperimental “Kujtim Spahivoli” për të zhvilluar një takim me aktorët shqiptarë. Takimi do të bëhet në praninë e drejtorit të teatrit shtetëror të Bursas, skenaristit dhe regjisorit,  Omer Naci Topçiu, dhe do të jenë edhe përfaqësues të ambasadës turke. Esen do të diskutojë dhe trajtojë me kolegët e tij shqiptar tema si “Meddah”, “Aktrimi në skenë, etj.
 
Meddah ose Kıssahan quhet personazhi, i cili imiton ose rrëfen histori të ndryshme përpara një grupi njerëzish. edhe shfaqja mban të njëjtin emër. Wshtë një shfaqje, ku aktori i vetëm performon e sjell role të ndryshme duke ndryshuar veshjen.

Meddah, zakonisht aktron mbi një temë, duke sjellë qëndrimet, zërat, mimikat e karakterin e personazheve të ndryshëm. shfaqja, që zhvillohet në një skenë të vogël, ka për qëllim të shkaktojë hilaritet. artisti, i tregon fabulat me ndodhi nga jeta e vet. Mehmet esen, në vitin 1989, si i ftuar i senatit gjerman, sjell në skenë historinë e vajtjes në berlin, ngjarjet që ka jetuar gjatë kohës që nuk dinte gjermanisht, martesën me një gjermane e fëmijët e tij.
 
 
Kush është Mehmet Esen

 
Lindi në stamboll në vitin 1958. Ka marrë pjesë në projekte të ndryshme si regjizor dhe si aktor teatri, kinemaje e telefilmash. esen, është ndikuar nga mynir ozkull dhe ka shprehur premisat për jetën e kinemasë me vënien në skenë të monodramës në shkollën fillore xhihangir. Ka studiuar në skenën eksperimentale të Ankarasë, dhe pasi filloi të punojë në të njëjtin vend mori rolin e tij të parë në“Baladën e stepës”. Me ndihmën e Erkan Jyxhel-it, të cilin e përkufizon si “një nga aktorët, mjeshtrat, njerëzit më të rëndësishëm në botë”, hyri në Teatrin Shtetëror Ankara.

Nën drejtimin e regjizorit Mynir Ozkull, ka luajtur në shfaqjet Meddah të titulluara “Wndrra dhe realiteti” shkruar nga Erol Toj dhe “shpikësi Nadir Efendiu” shkruar nga Ahmet Onel. Pas vdekjes së mjeshtrit Erkan Jyxhel u trondit aq shumë saqë ndërpreu jetën e tij artistike për 4 vjet rresht dhe iu rikthye skenës duke luajtur sërish në pjesën e titulluar “Endrra dhe realiteti” në kujtim të Erkan Jyxhel-it.

Shkoi në Gjermani, ku mori pjesë në shumë projekte të rëndësishme si regjizor dhe aktor në teatrot gjermane dhe turke në Berlin. Në vitin 1994 me ndihmën e mjeshtrit tunxhel kurtiz, nisi një rrymë të re me shfaqjen Meddah në formë improvizimi. Kjo i hapi rrugë fenomenit të komedive improvizuese në Turqi. Nw vitin 1997 shkoi sërish në Berlin dhe kreu punë teatrale në Theater Forum. Në vitin 2000 u kthye në turqi dhe shkroi një roman të titulluar “Dashuria është më e madhe se jeta” ku përshkruheshin përshtypjet e Gjermanisë. Së fundmi ka luajtur në pjesën e titulluar “Festen” në teatrin dod. Vazhdon të marrë pjesë si regjizor dhe aktor në kinema, telefilma dhe teatër.

Redksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!