Aktori i mirënjohur të teatrit dhe kinemasë shqiptare, Mirush Kabashi është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” (pas vdekjes) nga Bashkia e Durrësit.
Ceremonia e dhënies së titullit është organizuar sot në qytetin bregdetar në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu”.
Aktori i mirënjohur i teatrit dhe kinemasë shqiptare, ndërroi jetë më 5 dhjetor të 2023 në moshën 75-vjeçare.
Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare ndërsa numërohen rreth 100 role në teatër dhe filma.
Ai është vlerësuar me titujt “Nderi i Kombit”, “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”.