Aktorja e mirënjohur Monica Bellucci në një marrëdhënie me Tim Burton? Fotografohen së bashku në Paris

Aktorja e mirënjohur Monica Bellucci në një marrëdhënie me Tim Burton? Fotografohen së bashku në Paris

Monica Bellucci dhe Tim Burton

Sipas gazetës franceze “Paris Match” Monica Bellucci është në një marrëdhënie me Tim Burton.  Sipas mediave, çifti është përpjekur të mbajë një lidhje sekrete larg vëmendjes së mediave dhe fotografëve, por thuhet se ata kanë një raport prej muajsh me njëri-tjetrin.

Kujtojmë që admirimi i Burton për monica Bellucin është shprehur hapur kur ai ka thënë se “është i çmendur për Monica Bellucci. Ëndërroj të ngelem në ashensor me të kaq e bukur është”.

Tim Burton ishte i martuar nga viti 1989 deri në 1993 me artisten Lena Gieseke, përpara se të fillonte një lidhje me Lisa Marie, e cila u shfaq në disa nga filmat e tij. Pas ndarjes me aktoren në 2001, zemra e Burton fillon të rrahë për Helena Bonham Carter në xhirimet e Planet of the Apes: ata kanë dy fëmije së bashku, por lidhja përfundon në 2014. Monica Bellucci u martua me fotografin Claudio Carlos Basso dhe me aktorin francez Vincent Cassel dhe lindi vajzën Deva. Pas përfundimit të martesës me Cassel ajo pati një lidhje me artistin Nicolas Lefebvre.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë