Aktorja e njohur Charlize Theron ka publikuar një nga momentet më të këqija të jetës së saj.
44-vjeçarja nga Afrika e Jugut është rritur nga një baba i alkoolizuar.
Aktorja ka treguar se nuk turpërohet nga kjo ngjarje, ku babai ka ikur i dehur në shtëpi dhe nëna e ka vrarë për vetëmbrojtje.
Theron, fituese e çmimit Oscar ishte vetëm 15 vjeç kur ndodhi ngjarja.
Ai ka qëlluar tre herë me pistoletë në drejtim të saj dhe të ëmës, por për fat ato kanë shpëtuar, pasi i ati ishte aq i dehur, sa mezi qëndronte në këmbë.
Më pas e ëma ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur.
Ngjarja e ndodhur në vitin 1991 u cilësua si vetëmbrojtje dhe ndaj saj nuk nisi asnjë procedim penal.
Ka shumë familje që vuajnë nga dhuna dhe për shkak të ndrojtjes ata nuk flasin dhe pranojnë gjendjen.