Presidenti në ikje i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama ka organizuar një ceremoni ku ju ka akorduar medalje 21 personaliteteve në fusha të ndryshme.
Ndër të vlerësuarit me “Medaljen Presidenciale të Lirisë”, nderi më i lartë civil në vend, janë Tom Hanks, Bruce Springsteen dhe Ellen DeGeneres.
Aktorja dhe producentja Ellen DeGeneres nuk është lejuar që të futet në Shtëpinë e Bardhë.
Ajo ka postuar një fotografi në oborrin e shtëpisë presidenciale në të cilën shkruante: “Nuk më lanë të futesha në Shtëpinë e Bardhë sepse harrova kartën e identitetit”.
Fatmirësisht identiteti i saj është konfirmuar megjithëse ajo ishte rehatuar në stolin e oborrit.
Në listën presidenciale të medaljeve përfshihen shkencëtarë, shkrimtarë dhe artistë që kanë kontribuar për interesat e Shteteve të Bashkuara.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com