AKU: 26 ton mish pule që u
bllokua do të kthehet në Brazil

AKU: 26 ton mish pule që u<br />bllokua do të kthehet në Brazil
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vendosur, që 26 ton mish pule, që u bllokua para dy ditësh në Durrës, pasi rezultoi me salmonele nuk do të asgjësohet në Shqipëri, por do të kthehet në Brazil.
 
AKU ka vendosur që të rrisë akoma më shumë masat, duke vendosur që asnjë produkt që vjen nga Brazili, apo nga çdo vend tjetër nuk do të futet në tregun shqiptar vetëm duke besuar te certifikatave nga vendi i origjinës, por do të bëhen analizat.
  
Mish i pulës i cili importohej nga firma AMG, para se të hidhej në treg iu nënshtrua analizave nga ISUV ku nga përgjigjet ka rezultuar se ishte i rrezikshëm për shëndetin për shkak se Salmonela SPP ka qenë në nivele më të larta nga sa e parashikon ligji.
 
Çfarë është Salmonela Spp?
Salmonela Spp është një mikrob që mund të gjendet kudo. Salmonellosis - një sëmundje akute infektive që shkaktohet nga bakteret patogjen Salmonella, janë simptomat kryesore të dehjes dhe dehidratim.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore