AKU: 78 mijë inspektime në
2015 dhe 351 gjoba për shkeljet

Agjencia Kombëtare e Ushqimit ka zhvilluar analizën e punës për vitin 2015-të, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Bujqësisë Edmond Panariti. Në total kjo agjenci ka kryer 78 mijë inspektime dhe janë vendosur 351 gjoba.
 
Agjencia thotë se janë kryer me qindra ton sekuestrime, produkte të cilat kanë qenë jashtë afatit të skadencës apo nuk plotësonin kushtet e përcaktuar në legjislacionin shqiptarë.
 
Mes produkteve të asgjësuara janë edhe 15 mijë kokrra vezë. Drejtori i përgjithshëm i AKU Isuf Shehu tha se do të merret çdo masë që të mos ketë asnjë rrezik për konsumatorin shqiptarë.
 
Ndërsa Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti deklaroi “se koncepti evropian “nga ferma në tavolinë”, ka sjellë një përmirësim të ndjeshëm të sigurisë dhe cilësisë ushqimore në Shqipëri.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.