Autoriteti Kombëtari i Ushqimit ka filluar kontrollin në disa pika dyqanesh, thertore, për të vëzhguar nga afër kushtet higjienike, në të cilat bëhet therja dhe shitja e produktit të mishit.

Konsumatorët janë ata që preken nga mos kontrollimi i kushteve të shitjes së këtij produkti. AKU mbrëmjen e kaluar ka bllokuar rreth 75 kg mish në një thertore të paligjshme në qytetin e Tiranës,

aktiviteti i së cilës në pronësi të Kristo Mukades, ushtrohej në katin e parë të banesës së tij i parregjistruar në organet tatimore.

Në këtë inspektim ka marrë pjesë së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme të AKU-së, trupa inspektuese e Drejtorisë Rajonale të AKU-së Tiranë si dhe Policia e Shtetit.

Gjatë kontrollit personit në fjalë iu gjetën 58.2 kg mish viçi dhe dy karkasa qengji në sasinë e 17 kg të cilat,janë tentuar të fshihen duke u hedhur jashtë mureve të “thertores” së paligjshme në banesës. , nga K.M  në momentin e inspektimit.

Për shkeljet e konstatuara nga trupa inspektuese u mor masa bllokim i menjëhershëm i aktivitetit, u mor masa administrative dhe u konfiskua sasia e produktit të pasigurtë (mish) dhe mjeteve të punës për kryerjen e shkeljes (çengela, parandë dhe trungu.) dhe materialet po vlerësohen edhe për përgatitjen e kallëzimit penal për veprën penale të parashikuar nga neni 288 “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin“. Aksioni i AKU u mbështet edhe nga policia.

Vlen të theksohet se ky person, Kristo Mukades, është kapur nga AKU edhe me datë 21 janar 2018 me shkelje të rënda të sigurisë ushqimore – pasi kishte therur, transportonte mish në kushte krejtësisht të papërshtatshme për rrjedhojë veç masave administrative dhe konfiskimit të produktit i është konfiskuar edhe automjeti tip fugon me targa 3012 me të cilin bënte transportimin e mishit.

a.m/Shqiptarja.com