AKU vepron në Kukës, tregtarët në protestë: Nëse s'na plotësohen kërkesat, do të mbyllim aktivitetet

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka marrë një sërë masash ndaj tregëtuesve të mishit në Kukës. Gjatë kontrolleve, AKU-ja ka gjobitur dhe konfiskuar mishin në disa thertore, gjë që ka bërë që tregtarët të ngrihen në protesta kundër gjobave.

"Nga vendosja e gjobave është bërë i pamundur ushtrimi i aktivitetit. Kërkojmë hapjen e një thertorje në një pikë të përshtatshme që nuk i cënon ekonomikisht. Nuk do të pranojmë asnjë grup kontrolli deri në plotësimin e kërkesave. Nëse nuk plotësohen kërkesat tregtarët thonë do të mbyllim përfundimisht aktivitetin,”-bëjnë me dije pronarët e thertoreve.

Pikat që kërkojnë t'u plotësohen tregtarëve të mishit

Ndër të tjera, tregtarët nga Kukësi bëjnë me dije se ata nuk kanë një thertore të licensuar dhe tregtaret e mishit janë të detyruar të kryejnë therjet në Lezhë ose Tiranë.

Nga aktivitetit i tyre janë të varur çerdhet, kopshtet dhe disa institucione publike si Policia dhe Burgu.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Konsumatori: 12/12/2018 00:35

    Pse more AKU do ju hapi thertore? Çfar ben Bashkia dhe Prefektura? AKU e ka detyre ligjore te gjobise çdo subjekt dhe te bllokoi çdo produkt qe rrezikon jeten e konsumatorit..Tani kecenoni qeverine se nuk ju lejon te hani mish me salmoneze dhe parazit...Vazhdoni...Ja keni marre doren protestave!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren