Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka kryer disa inspektime, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Lezhë me qëllim goditjen e subjekteve të ndryshme që tregtojnë produkte për Mbrojtjen e Bimëve (PMB) në shkelje me ligjin.
Shkelje ligjore janë konstatuar në një prej 2 inspektimeve në Durrës, ku u bllokua sasia prej 3000 kg PMB për mospërputhje të ruajtjes së afatit të PMB-ve në etiketë.
Një tjetër subjekt është pezulluar në Lezhë ku u bllokuan 977 kg produkte për mospërputhje të ruajtjes së afateve të PMB-ve në etiketë, ndërsa në inspektimin tjetër është vendosur masa administrative me “paralajmërim”.
“Tregtimi i PMB-ve, AKU vijon inspektimin në qarqe të ndryshme të vendit
Autoriteti Kombëtari Ushqimit në vijim të transparencës dhe informimit të publikut, bën me dije se po vijon inspektimin në qarqe të ndryshme të vendit, në subjekte që tregtojnë PMB, përkatësisht Tiranë, Durrës dhe Lezhë.
Trupat inspektuese të AKU-së kanë kryer 7 inspektime, nga të cilat 3 inspektime janë kryer në Tiranë, të cilat janë mbyllur pa shkelje të kërkesave ligjore, 2 inspektime në Durrës, ku në njërin prej tyre është bllokuar sasia prej 3000 kg PMB, për mospërputhje të ruajtjes së afatit të PMB-ve në etiketë. Inspektimi tjetër është mbyllur pa shkelje të kërkesave ligjore.
Në qarkun e Lezhës janë kryer 2 inspektime, në njërin prej tyre janë bllokuar 977 kg për mospërputhje të ruajtjes së afateve të PMB-ve në etiketë, ndërsa në inspektimin tjetër është vendosur masa administrative me “paralajmërim”.
AKU vazhdon kontrollet në të gjithë vendin dhe siguron konsumatorët dhe biznesin ushqimor që institucioni vijon punën konform legjislacionit në fuqi dhe në garantim të sigurisë të ushqimore”, thuhet në njoftimin e AKU-së.
Ditën e djeshme u njoftua për bllokimin e veprimtarisë së një subjekti tregtar me magazinë në Fushë-Krujë. Pronari i kësaj magazine, i arrestuar dje, tregtonte preparate bujqësore, të cilave u kishte kaluar afati i skadencës.
Komente










