Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 260 kilogramë peshk i cili transportohej në një autobus udhëtarësh. Peshku i transportuar pa asnjë kusht të ruajtjes e transportit të produktit si dhe pa dokumentet shoqëruese është bllokuar në Korçë.
Drejtoria e AKU-së në Korçë, në bashkëpunim dhe me strukturat e Policisë së Shtetit, Tatimeve dhe të Bashkisë së këtij qyteti, ngritën grupet e punës që nga kontrolli i ushtruar në autobusin e udhëtarëve të linjës Goricë-Korçë gjetën sasinë e peshkut që përveç mungesës së kushteve të transportit, ishte pa certifikatë veterinare dhe faturë tatimore.
Strukturat e AKU, në bashkëpunim dhe me Bashkinë e Korçës kryen asgjësimin e peshkut, i cili ishte zënë në liqenin e Prespës (Pustecit) dhe do të tregtohej në Korçë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com