Djathë, miell dhe oriz/ Sekuestrohen mbi 1 ton produkte në Korçë, gjobiten dhe bllokohen dy subjekte (FOTO)

Djathë, miell dhe oriz/ Sekuestrohen mbi 1 ton produkte në Korçë, gjobiten dhe bllokohen dy subjekte (FOTO)

Djathi i bllokuar nga AKU në Korçë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vazhdën e kontrolleve  për zbatimin e ligjshmërisë në Operatorë të Biznesit Ushqimor, që tregtojnë produkte të qumështit dhe njësi tregtimi (markete) ka bllokuar aktivitetin e dy subjekteve. Ndërkaq, tre subjektet e kontrolluara me aktivitet; përpunim qumështi, supermarket dhe njësi tregtimi kanë marrë gjoba.

Kontrollet e ushtruara nga Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për qarkun Korçë kanë evidentuar se:

1. Nga kontrolli i ushtruar në subjektin "Poli Baci" (Menkulas, Devoll) me aktivitet përpunim qumështi u konstatua se subjekti ishte objekt i pagimit të TVSH, por zhvillonte aktivitetin e tij pa u pajisur me licencën përkatëse. Gjithashtu subjekti nuk dispononte certifikatat veterinare të qumështit si lëndë e parë; mungonte ambjenti për pranimin e lëndës së parë dhe depozitimit të mjeteve të pastrimit; mungonin kartat teknologjike si dhe nuk ishte rinovuar analiza e ujit.  Per shkeljet e konstatuara, ndaj subjektit u morën masat si më poshte:

Gjobë në vlerën 1,000,000 lekë për zhvillimin e biznesit në një stabiliment të parregjistruar,

Gjobë në vlerën 100,000 lekë, për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,

a. Gjobë në vlerën 200,000 lekë, për veprime të operatorit të biznesit në kundërshtim me ligjin,

b. Bllokum i sasise prej100 kg djath kaçkavall dhe 200 kg djath i bardhë,

C. Bllokimi  i aktivitetit për shkak të ushtrimut te tij në kundërshtim me ligjin.

2. Nga kontrolli i ushtruar në subjektin Aurel Zyryku (Bilisht) me aktivitet supermarket, në ambjentin e magazinimit të ushqimeve u konstatuan kushte higjenike të papërshtatshme (muret dhe tavanet ishin me material që nuk pastrohej lehtësisht, po kështu edhe dyshemeja). U konstatuan mbetje të brejtësve dhe shpendëve si dhe u gjetën 150 kg Niseshte, 150kg Oriz dhe 500kg miell gruri pa fletë analizë dhe të dëmtuar nga brejtësit të cilat u bllokuan me destinacion asgjesimin. Nisur nga shkeljet e gjetura ndaj subjektit u morën masat si më poshtë:

a. Gjobë në vlerën 200,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,

b. Gjobë në vlerën 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,

c. Bllokimi i aktivitetit për shkak se ushtrohej në kundërshtim me ligjin.

3. Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Selami Mehmeti” (Pogradec)  me aktivitet njësi tregtimi u gjenden produkte pa dokumentacion përkatës për gjurmueshmërinë si: Raport Prove dhe Fatura Tatimore. Nisur nga kjo shkelje ndaj subjektit u morën masat si më poshtë:

a. Gjobë ne vleren 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,

b. Bllokim i sasise 24 kg kripe, 45 litra ujë,  13 litra lëngje frutash dhe 18 litra pije energjike.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dulja: 08/06/2019 15:06

    Bravo bllokoini te gjithe bolle u pasuruan ne kurrise te popullite

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat