Autoriteti Kombëtar të Ushqimit (AKU) thotë se ka zbarkuar në terren me inspektime, në tregun e Fierit nuk ka ndodhur një gjë e tillë.
“AKU siguron konsumatorët se ushqimet me origjinë shpendore në treg janë brenda stadardeve të gjurmueshmërise dhe janë të verifikuara nga inspektorët, të cilët janë në terren, tha dje AKU.
Mirëpo, vetë tregtarët për mikrofonin e Report Tv kanë pohuar se deri më tani nuk ka shkuar asnjë zyrtar për kontrolle apo për t’i kërkuar që të mos shesin më. Ky treg i gjësë së gjallë në Fier është i licencuar nga Bashkia. Për gazetarin Kristaq Thano, tregtarët thonë se shitjet rënë për shkak të frikës së virusit, teksa sipas tyre mjafton që t’i shikosh pulat për t’i kuptuar që nuk janë të infektuara.
“Gjithmonë në mars bie sëmundja. Këto janë zogj, po të ishin të sëmura do ishin të tulatura, do ishin të nxira. Ato janë pula, shifi e kanë lafshën flakë të kuqe, po të ishte sëmurë unë s’do e merrja, se s’i kam lekët e tepërta. Veterinerët kalojnë këtu, shohin, po s’ka pula të infektuara. Vjet në qershor erdhën dhe na mbyllën, kot na mbyllën në fakt se sëmundja ishte në veri në fund, njerëzit janë trembet, nuk blejnë shumë, nuk ka asgjë, me mbi 70 gradë të zihen nuk ka asgjë, unë gjithmonë i kam ngrënë, nuk ka asgjë”, tha një tregtar.
“Deri tani s’na kanë thënë gjë që nuk duhet të shesim, mallin e marrim nëpër fshatra, jo nëpër stalla, dikush rrit 100, dikush 150, dikush 50, i marrim dhe i shesim”, tha një tjetër.
“Nga të bindemi ne që kjo pulë nuk është e infektuar? Bëji provën, pula ka prova, nuk ka fjalë”, tha një tjetër tregtar.
Lajmi kryesor:
Gripi i shpendëve/ AKU tha se ka zbarkuar në terren, por në tregje zero kontrolle! Tregtarët: S'na kanë thënë gjë të mos shesim! Vëzhgimi i Report Tv në Fier, Vlorë e Lezhë
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 09:11
Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?
-
Po
45.5%
-
Jo
44.5%
-
Nuk e di
10%
Vota total: 1381
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Shikoni si e mbrojnë shalqirin nga i ftohti, fermerët e Divjakës! Kultivojnë 770 hektarë, dy herë më shumë se vjet
19 Mars, 16:41
-
Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe ngacmonte seksualisht të miturën, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim autorin
19 Mars, 10:41
-
Rama në Fier me kandidatët e PS-së ironizon primaret e PD-së: Si papare! Lista e kënetës me qorra e shurdha, Berisha po planifikon të thotë se zgjedhjet u vodhën
17 Mars, 17:35
-
Rama inspekton rrugët e Divjakës dhe ironizon: Kjo është për kënetën mediatike dhe ata që thonë se s'kemi bërë gjë për fshatin! Na lanë me borxhe, s'ka më investime selektive (VIDEO)
17 Mars, 14:04
-
Grip shpendësh edhe te AIBA e Armand Dukës/ 65 mijë pula të ngordhura, s'dihet nëse janë asgjësuar dhe ku! Ministria pa transparencë edhe për REA's
17 Mars, 11:33
-
Cirku i Patosit, shkëlqimi dhe rrënimi! Kush e shkatërroi? Amarcord-Report Tv
16 Mars, 21:49
-
Fier/ Aksident në lagjen '15 Tetori', përplasen 6 automjete, s'ka persona të lënduar (VIDEO)
16 Mars, 19:49
-
Probleme shëndetësore në Bylis - Laçi, trajneri Francesco Moriero transportohet në spital gjatë ndeshjes
16 Mars, 16:29
-
Fier/Rritet numri i të sëmurëve me veshka, 1200 për një vit! Nefrologia: S’jep simptoma, bëni analiza të shpeshta
16 Mars, 16:13
-
Fier/ 12 denoncime për shantazh në rrjetet sociale nga janari deri në 15 mars, të prekur grupmosha 13-16-vjeç, psikologë dhe avokatë ngrenë alarmin për bullizmin
16 Mars, 15:51
-
Patos, pylli me pisha në fshatin Gjorgoz përfshihet nga flakët! Era favorizon përhapjen e zjarrit (VIDEO)
15 Mars, 12:02
-
Fier/ Dy festa në një ditë, banorët i ngjiten kodrës me gomerë, Gurëzeza turistike s’ka rrugë
14 Mars, 16:18