Akuza, Burgaj: Ledio Ruçi
është përdorues droge

Akuza, Burgaj: Ledio Ruçi<br />është përdorues droge
TIRANË - Pavarësisht faktit se prokuroria e Durrësit ka nxjerrë si të kundraligjshëm kontrollin e makinës së djalit të deputetit të PS-së Gramoz Ruçi, Ledio Ruçit Policia e Shtetit këmbëngul se kontrolli i bërë ishte i ligjshëm dhe se droga është sekuestruar në makinën me targë TR 0141 Z. Drejtori i Policisë së Shtetit z.Hysni Burgaj në një prononcim të dhënë për gazetën “Shqiptarja.com” rreth kësaj çështje është shprehur se policia ka bindjen e saj se droga prej 1.50 gramë e llojit hashash i përket shtetasit Ledio Ruçi. “Ne kemi informacione të sakta se personit që ju kap lënda narkotike është një përdorues droge. Këto janë informacionet tona që na vijnë nga terreni"- është shprehur Drejtori i Policisë së Shtetit Z. Hysni Burgaj. I pyetur lidhur me vendimin e prokurorisë së Durrësit që e nxjer të paligjshëm kontrollin e automjetit nga oficeri Vladimir Ymeraj, z.Burgaj shton se ai s'kërkon të komentojë vendimet e prokurorisë, por thotë se në rast se prokuroria e vlerëson si përgjegjës ligjor tëveprimeve oficerin, atëherë mund t'i kishte dërguar një shkresë Policisë së Shtetit, për marjen e masave ndaj tij.
Kryepolici, theksoi se kontrolli i mjetit ka qenë brenda kornizave ligjorë dhe se Policia e Shtetit e ka me ligj të kontrollojë çdo person dhe mjet fizik, për të cilin ka dyshime se është i implikuar në një vepër penale, por dhe jo vetëm. Z. Burgaj njoftoi se rreth kësaj çështje institucioni që ai drejton nuk ka ndërmarrë asnjë verifikim për të mësuar rreth të vërtetës së sekuestrimit të 1.50 gramë lëndë narkotike në makinën e deputetit Gramoz Ruçi. "Verifikimet për të parë implikimin ose jo të oficerëve në këtë çështje, nuk janë në kompetencën tonë. Ato i kryen Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm (SHKB)"-ka sqaruar Drejtori i Policisë së Shtetit z. Hysni Burgaj.


REAGIMI I LEDIO RUÇIT
Djali i deputetit të PS, Ledio Ruçi i pyetur rreth inforamcioneve të policisë se ai është një përdorues droge, që për rrjedhojë e implikon atë direkt në posedimin e 1.50 gramë lëndë narkotike të gjetur në makinën e tij, ka reaguarduke pohuar se efektivët e policisë shqiptare nuk janë policë, por milicë. Sipas Ledio Ruçit, efektivat e Policisë së Shtetit po bëjnë sërish bllofin, pas dështimit në tre bllofe të mëparshme. Djali I deputetit Gramoz Ruçi, shton se të gjitha këto bllofe të luajtura kundër tij, sjanë gjë tjetër veçse dëshpërim i militantëvetë Sali Berishës. "Sa për policinë më vjen keq për ta se janë milici dhe jo polici. Eshtë bllofi i tretë rradhazi që dalin me mua. I pari lidhet me aksidentin ku pretendonin dhe shpresonin të isha unë fajtor. I dyti lidhet me armën, ku shpresonin që të qe e imja dhe pa dokumenta, megjithëse arma ishte për zogj. Ndërsa bllofi i tretë të gjenin 100 kilogram hashash në makinën time dhe si pasojë sajuan 1.5 gramë. Ky është dëshpërimi I militantëve të Sali Berishës"- shprehet në reagimin e tij Ledio Ruçi, i cili u ndalua nga policia e Durrësit dhe më pas u lirua nga gjykata e këtij rrethi për shkak se kontrolli I mjetit ishte bërë i në kundërshtim me ligjin.

(aq/shqiptarja.com)




  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët

Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët