TIRANE - Profesorët thonë se në mbledhjen e Këshillit të Profesorëve të datës 11 korrik ishin të pranishëm 44 profesorë, nga 62 që ka ky këshill. Dhe për të votuar kreun e ri duheshin së paku 33 vota. Në të vërtetë ata, pretendojnë se 19 prej profesorëve të pranishëm në këtë mbledhje, kur është poropzuar kandidatura e re dhe është hedhur për votim kanë braktisur sallën.

Që do të thotë se brenda në sallë kanë mbetur 25 profesorë, ndërsa pohojnë se edhe një pjesë e këtyre që kanë ndenjur brenda nuk kanë votuar pasi i kanë parë jashtë dyerve të sallës së mbledhjes që të grisin fletën e votimit. Gjë që sipas tyre do të thotë se ky proces është i pavlefshëm.

Mirëpo ata shpjegojnë më tej se paradoksi qëndron në proceverbalin e mbajtur për këtë mbledhje ku thuhet se “Ishin të pranishëm 44 profesorë, votuan 33 prej tyre, nga të cilët 10 votuan kundër, ndërsa dy të tjerë abstenuan”, duke hedhur kështu hije dyshimi se edhe proceverbalët e kësaj mbledhjeje janë manipuluar me qëllimin e vetëm për të legjitimuar kandidaturën.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 19.07.2013
 
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)