Akuza e avokatit Ngjela: Sali
Berisha i lidhur me terrorizimin 

Akuza e avokatit Ngjela: Sali<br />Berisha i lidhur me terrorizimin 
Avokat Spartak Ngjela parashikon se ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë objekt i luftës së presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për shkak të lidhjeve të Berishës me terrorizimin.

Ngjela mendon se ka një bashkëpunim mes redikalizmit dhe korrupsionit Berisha. “Politika amerikane e presidentit Trump, pritet të jetë shumë e ashpër kundrejt radikalizmit islamik në Shqipëri. Sali Berisha mendohet se do të jetë objekt i kësaj lufte, bashkë me taborin e tij, ngaqë është fakt se në analet amerikane Sali Berisha rezulton si i lidhur me radikalizmin dhe terrorizmin islamik.

Në Shqipëri sot ka një bashkëpunim midis redikalizmit islamik dhe korrupsionit Berisha. Shqipëria do të shpëtojë përfundimisht nga këta otomanë që ndaluan ecurinë normale të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian me lloj-lloj ekstremizmash islamike, shumica të financuara nga qarqet më antishqiptare të fqinjëve ballkanikë”, shkruan Ngjela. Avokati ka bërë edhe një bilanc të pasojave të korrupsionit në gjyqësor në Shqipëri. “70 për qind e ushqimeve të paketuara në tregun shqiptar janë të skaduara.

Rreth 80 për qind të medikamenteve mjekësore janë të skaduara. E gjithë vera e importuar është falsitet kimikatesh. Të gjitha konservat janë të skaduara. E gjithë nafta që tregtohet për makinat, është e përzierë me naftën e vendit, e cila jo vetëm që është cilësi e palejueshme për t'u përdorur, por shitet edhe kontrabandë. Dhe e gjithë kjo se në Shqipëri nuk ka shtet. Kurse banditët e gjykatave, dhe bandat e Saliut bëjnë çmos që gjendja të jetë gjithmonë kjo. Një krim të tillë kundër popullit të vet nuk e ka bërë asnjë korrupsion shtetëror në botë. Shqipëria drejtohet nga një bandë kriminelësh që nuk ka paragon historik në botë”, shkruan Ngjela.

Por avokati mendon se historia e solli që një Shqipëri e drejtuar më drejtësi dhe moralitetit është interes parësor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian. “Në fakt kjo është arsyeja e rrudhjes së Sali Berishës në këto kohë, i cili me veshë të ngritur po pret petulla nga qielli. Por e gjithë historia e Shqipërisë sot, si e ardhme me progres, ka konverguar në një pikë: ndëshkimi penal i Sali Berishës dhe i bandës së tij. Hetimi kundër tij po vazhdon me sukses, dhe shumë shpejt opinioni publik shqiptar do të njihet me të vërtetën. Ne shqiptarët jemi në prag të shpëtimit tonë”, shkruan ai.
 
Ngjela
“Sali Berisha mendohet se do të jetë objekt i kësaj lufte, bashkë me taborin e tij, ngaqë është fakt se në analet amerikane Sali Berisha rezulton si i lidhur me radikalizmin dhe terrorizmin islamik”.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!