TIRANE - Deputeti socialist Erion Braçe kërkon që dekreti Presidentit Nishani për kalimin e SHQUP-it në godinë të PD të bëhet publik. Deri në këtë moment, ky dokument kaq i rëndësishëm, thotë Braçe, akti i ndërmarrë nga niveli më i lartë i shtetit shqiptar, nuk është bërë publik. Sipas tij deputetit socialist, ky është një problem shumë serioz.

Qëndrimin kundërshtues të gjeneral Gjukshit të faktuar nga korrepondenca e bërë publike, Braçe e shikon si një përplasje mes ushtarakëve dhe atyre që marrin vendime politike. "Jemi përballë një çarje shumë të madhe në nivelin e drejtimit të FA. Për më tepër, në një nivel që reflekton vendimmarrjen të këtyre institucioneve të rëndësishme, që i drejtojnë FA.

Kemi një çarje të fortë midis drejtimit politik e nivelit ushtarak të drejtimit. Pra kemi një çarje mes ministrit të Mbrojtjes me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë dhe një çarje akoma më të madhe midis Presidentit të Republikës dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.Dhe duhet të shqetësojë cilindo, për më tepër kur Shqipëria apo Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë pjesë e aleancës Veri Atlantike", tha Braçe në “TCH”.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 17.08.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)