Akuza e fortë: Rusia ka kryer krime
lufte në Siri, fëmijë të vrarë dhe gra

Akuza e fortë: Rusia ka kryer krime<br />lufte në Siri, fëmijë të vrarë dhe gra
Rusia është akuzuar sërish për krime lufte në Siri. Franca dhe Turqia kanë thënë se sulmet ajrore në spitalet në veri të Sirisë përbëjnë krime lufte. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara deri në 50 persona janë vrarë në sulme me raketa në shkollat dhe spitalet në dy qytetet Alepo dhe Idlib.  

Mego Terzian, president i organizatës Mjekët pa Kufij, tha për agjencinë e lajmeve Reuters se, ose qeveria siriane, ose ajo ruse janë fajtore për sulmet në shkolla e spitale ku mbetën të frarë gra shtatzane dhe fëmijë.
 
Por ambasadori sirian në Moskë u përgjigj duke thënë se, ato që duhen fajësuar janë Shtetet e Bashkuara. Pentagoni e hodhi poshtë duke e cilësuar tërësisht false. 
 
Ndërkohë, presidenti sirian Bashar al-Assad ka hedhur dyshime mbi planet për të zbatuar një armëpushim në Siri. Javën e kaluar fuqitë botërore ranë dakord për të punuar drejt një armëpushim në Siri dhe koha për ta zbatuar ishte 1 javë. 
 
Por në komentet e tij pas marrëveshjes Assad tha se një armëpushim i tillë nuk do të thotë të gjitha palët do të ulin armët poshtë. 
 
Nga ana tjetër i dërguari i OKB-së në Siri, Staffan de Mistura, është në kryeqytetin sirian Damask në një vizitë të papritur, si pjesë e përpjekjeve të tij për të rifilluar bisedimet e paqes.        

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Athinë, Greqia apelon për ndihmë ndërkombëtare

Zjarret në Athinë, Greqia apelon për ndihmë ndërkombëtare