Akuza e Lu për KED,Meta-Llallës:
Sill shkresë se do mbaj qëndrim!

Akuza e Lu për KED,Meta-Llallës:<br />Sill shkresë se do mbaj qëndrim!
Kryeprokurori Adriatik Llalla zhvilloi mëngjesin e sotëm një takim për rreth 30 minuta me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta.
 
Takimi Llalla-Meta vjen një ditë pas përplasjes me ambasadorin e SHBA në Tiranë, Donald Lu.
 
Kryeprokurori informoi Kryetarin e Kuvendit mbi përplasjen e fundit me ambasadorin amerikan në Tiranë, gjë të cilën e bëri edhe dje me Presidentin Nishani.
 
Ambasadori i SHBA-së, Donald Lu akuzoi dje Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla për cenimin e frymës Kushtetutës lidhur me kandidaturat e paraqitura nga Kryeprokurori për shortin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, duke propozuar vetëm tre emra për tre vende që duhet të hidheshin me short.
 
Kjo çështje ka qenë pjesë e diskutimit mes kryetarit të Kuvendit dhe Kryeprokurorit, ndërsa burime për Report Tv pohojnë se Ilir Meta i ka kërkuar me një shkresë në rrugë zyrtare institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme qëndrim institucional lidhur me procesin e përzgjedhjes së kandidaturave dhe respektimin e kritereve në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin.
 
Pas përgjigjes së Prokurorisë së Përgjithshme mësohet se Kryetari i Kuvendit, Meta do të mbajë një qëndrim publik.

Takimet e Llallës me Presidentin dhe Ilir Metën vijnë pas letrës që u dërgoi pak ditë më parë, ku i vendoste në dijeni sipas tij për presionet dhe shantazhet e kryediplomatit amerikan në Shqipëri.

Ndërsa mbrëmë Kryeprokurori u shpreh se ka marrë mbështetjen e Presidentit Nishani dhe Kryetarit të Kuvendit Meta pas përplasjes me ambasadorin e SHBA.

Ambasadori amerikan deklaroi dje se Llalla ka 18 muaj që punon kundër reformës në drejtësi, ndërsa tentoi që të sekuestronte serverat e ILDKPKI, që janë jetik për Vettingun.
 
Por nuk vonoi edhe përgjigja e Llallës duke e akuzuar Lu-në për presion dhe shantazhe në dosjen e 'Bankers', ndërsa i hoqi edhe vizën për në SHBA.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim nga Kosova për dhunën ndaj personazhit të TikTok, Gjykata e Durrësit liron Noizyn! Garanci pasurore 50 mln lekë të vjetra

Në kërkim nga Kosova për dhunën ndaj personazhit të TikTok, Gjykata e Durrësit liron Noizyn! Garanci pasurore 50 mln lekë të vjetra