
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka akuzuar NATO-n se është duke zhvilluar plane strategjike për të sulmuar Rusinë.
"Janë zhvilluar plane strategjike për të sulmuar Rusinë. Presidenti i Federatës Ruse dhe unë diskutuam këtë në detaje dje. Dhe drejtimi kryesor i sulmit do të kalojnë përmes Ukrainës dhe Bjellorusisë. Historia po përsëritet”, tha Lukashenko gjatë një ceremonie në Minsk.
Sipas liderit bjellorus, me pretekstin e forcimit të mbrojtjes së Evropës dhe kryerjes së stërvitjeve 'mbrojtëse', NATO po bashkon një forcë sulmi që është e qartë që 'nuk synon mbrojtje'.
"Suedia dhe Finlanda kanë shprehur papritur dëshirën e tyre për t'u anëtarësuar urgjentisht në NATO dhe blloku, në kundërshtim me rregullat e tij, është gati t'i pranojë ato shpejt. Le të jemi të qartë, pa kërkuar as mendimin e popujve të këtyre dy vendeve”, shtoi Lukashenko.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Të mërkurën zhvillohet takim në Stamboll për zhbllokimin e grurit! Moska: Negociatat "jashtë diskutimit"









