Akuza e Nënkampionit shqiptar
të Botës: Ky vend s'na meriton!
Ish-nënkampioni i botës në Peshëngritje, Ilir Suli, i është drejtuar me një letër mjaft prekëse publikut shqiptar dhe politikës. Ai thotë se pavarësisht medaljeve të shumta sot jeton në vështirësi ekonomike dhe ushqehet me pensionin e nënës së tij.
Ish-nënkampioni i botës në Peshëngritje, Ilir Suli, i është drejtuar me një letër mjaft prekëse publikut shqiptar dhe politikës. Ai thotë se pavarësisht medaljeve të shumta sot jeton në vështirësi ekonomike dhe ushqehet me pensionin e nënës së tij. Suli shkruan se nuk gjen dot një punë pasi nuk mundi ta mbarojë një shkollë.
Letra e Ilir Sulit
Unë jam Ilir Suli. Dhjetë vjet më parë ata që do të njihnin këtë emër do të ishin shumica, sot dyshoj… Unë kam qënë nënkampion bote në peshëngritje. Ka qënë një kohë që kam qënë krenaria e këtij kombi. Por jeta në këtë vend e solli që sot, unë vetëm si nënkampion bote të mos dukem. Sigurisht që unë nuk jam perfekt, bile jam larg saj. Jam njeri problematik edhe me vese, por ama shikojini pak duart e mia. Të gjitha këto medalje janë vite pune, stërvitje, lodhje dhe sakrifice.
Të gjitha këto kupat janë brohoritje, përgëzime, përqafime, puthje e duartrokitje biles edhe politikanësh. Ku janë sot?! Falë gabimeve të mia dhe kokëfortësisë që më karakterizon një ditë rashë nga maja e Olimpit në fund të oqeanit! Ishte rënie spektakolare nga e cila s’kam arritur ta marr veten as sot. Dikur kam dëgjuar një shprehje që më ka mbetur në mendje: “Nëse rrëzohesh 7 herë në jetë, duhet të ngrihesh 8.”.
Vetëm të ketë qënë kampion bote në peshëngritje ai zotëria, se unë që jam nënkampion s’po e ngrej dot herën e 8-të. Jetoj me pensionin e nënës. Besojeni apo jo kjo është e vërteta! Nuk e kam një punë, sepse nuk e kam një shkollë. Ato punë që gjej janë thjesht të përkohshme. Pavarësisht çdo gjëje, një gjë që më dëshpëron është sa pak vëmendje na kushton shteti. Kam qënë i pari në kohën e post-komunizmit që e çova flamurin shqiptar në një podium botëror. I pari..dhe të tjerë më ndoqën nga pas, por unë isha i pari.
Dhe tani jam totalisht i harruar. Askush as do t’ja dijë si jam, si jetoj, si ha…a ha, a s’ha. Nuk vazhdova një shkollë, sepse iu përkushtova sportit. Sporti im i solli lavdi vendit, a s’duhet dikush të kthejë sytë nga unë sot që mosha iku dhe s’vazhdoj dot më sportin?! Kaq pak vlejmë ne?! Kaq asgjë?! Kjo nuk është e drejtë. Por e dini çfarë më trishton më shumë? Fakti që nëse do të mundja, do të ndërroja me shumë dëshirë gjithë arritjet e mia sportive, për një diplomë shkollë dhe një shpinë më elastike.
Shumë janë fëmijët dhe të rinjtë që rriten me ëndrrën për të qënë kampionë, për të ngritur flamurin kuqezi në një podium botëror, ndërsa unë kampioni, jam gati që nëse do të më jepej mundësia do ta ndërroja çdo gjë për një diplomë, një kurriz që përulet shpesh dhe një vend pune. Sepse ky vend nuk i respekton kampionët!”
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?
-
Të drejtë
55.8%
-
Të gabuar
41.2%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 11174
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bota reagon pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit
1 Tetor, 23:02
-
Protesta e PD më 7 tetor, gazetarja Danjela Maloku: Pritet pjesëmarrje jo shumë e lartë! Do jenë militantët besnikë, qëllimi të imponohet me dhunë
1 Tetor, 22:45
-
Edi Paloka s'pranon të paguajë dëmet nga karriget e djegura në Kuvend: O farë e keqe, do t'ju zhdukim me çdo mënyrë
1 Tetor, 22:36
-
Zbardhet fatura e kripur, ja sa kushtojnë karriget e djegura! Paratë do mbahen nga rrogat e deputetëve
1 Tetor, 22:32
-
Çaça: Më datë 7 nuk do jetë protestë e paqtë! Meçe: Filozofia e sensibilizimit të vendit përmes dhunës vjen prej organizatave terroriste
1 Tetor, 22:30
-
Shqipëri, mungojnë masat ligjore për fushatat zgjedhore online
1 Tetor, 22:18
-
Bojkoti i opozitës/ Gazetarja Danjela Maloku zbulon prapaskenat: Shumë deputetë janë të pakënaqur! Braktisën komisionin që e ngritën me shumë mund
1 Tetor, 22:04
-
Sulmi i Iranit, Ambasada Shqiptare në Izrael: Jemi në gatishmëri për çdo nevojë të shqiptarëve këtu
1 Tetor, 22:01
-
Dënimi i Salianjit, Ibsen Elezi: Të gjithë në PD e dinin që audiopërgjimi ishte mashtrim! Kaosi në Kuvend bëhet sa herë vjen buxheti
1 Tetor, 21:53
-
Irani goditi 3 baza ushtarake! Forcat Ajrore izraelite: Do të vazhdojmë të sulmojmë
1 Tetor, 21:43
-
24 deputetë të opozitës në hetim për shkatërrim prone/ Meçe: U futën për t'i vënë flakën parlamentit! Sollën lëndë djegëse me paramendim
1 Tetor, 21:35
-
Aksident në autostradën Vlorë – Fier, mjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagoset 27- vjeçarja
1 Tetor, 21:23