TIRANE - Vendimi i Ministrisë së Mbrojtjes për të nxjerrë në shitje pronat e Ushtrisë gjatë ditëve në vazhdim ka shkaktuar reagimin e PS që tashmë është në pushtet, e cila akuzoi ministrin Arben Imami, që pak jave para largimit të Qeverisë shiti me çmime qesharake pronat e kesaj Ministrie. "Arben Imami duket i vendosur ta çojë deri në fund zullumin e tij në krye të Ministrisë së Mbrojtjes duke nxjerrë në ankand një numër pronash të Ushtrisë Shqiptare.
Në ankandin e datave 16 dhe 17 korrik, ky ministër ka nxjerrë në shitje me një çmim ndjeshëm nën vlerën e tregut, disa prona në zonat më të lakmueshme turistike të vendit, siç është për shembull një sipërfaqe prej 3000 metrash katrorë në Ksamil e nxjerrë në shitje me një çmim fillestar prej 12 milion lekësh apo një truall prej 625 metrash katrorë në Babicë për vetëm 2 milionë lekë.Prandaj e përsërisim sot edhe njëherë thirrjen, së pari, për vetë Arben Imamin që të tërhiqet nga çdo akt abuzimi me pronën publike.Por ndjejmë po ashtu detyrimin të përsërisim thirrjen edhe ndaj sipërmarrësve që të mos përfshihen në asnjë marrëdhënie të re parash apo pronash me këtë qeveri", akuzonte pak kohë para zgjedhjeve deputetja socialiste Ermonela Felaj.
Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.07.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com