TIRANË - Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për pafajësinë e gjyqtarit, Neritan Tabakut. Vendimi është dhënë gjatë ditës së sotme, ndërsa gjyqtari Tabaku ishte shpallur i pafajshëm edhe nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Neritan Tabaku akuzohej për moszbardhjen e vendimit të Ilir Xhakjes, duke e lënë të lirë. Më pas, Xhakja do të ekzekutonte kryekomisarin Adem Tahiri.

Pak ditë më parë ishte Gjykata e Lartë që rrëzoi një kërkesë të Tabakut, i cili kërkoi rikthimin në detyrë si gjyqtar, pasi KLD-ja e ka larguar atë nga detyra.

Mbi Neritan Tabakun rëndonte akuza e “shpërdorim të detyrës”
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)