Akuza ish-burrit të Lindës
Rama sqaron letrën
Kryeministri Rama iu përgjigj akuzave të opozitës mbi shkarkimin e kreut të ILDKP, Zana Xhuka, duke sqaruar në të njëjtën kohë edhe letrën që ajo i ka dërguar për deklarimin e pasurisë nga ana e tij kur ka qenë kreu i opozitës.
TIRANE- Kryeministri Rama iu përgjigj akuzave të opozitës mbi shkarkimin e kreut të ILDKP, Zana Xhuka, duke sqaruar në të njëjtën kohë edhe letrën që ajo i ka dërguar për deklarimin e pasurisë nga ana e tij kur ka qenë kreu i opozitës.
“Kjo zonja që paska qenë e kërcënuar në atë kohë kur unë isha kryetar i opozitës sepse nuk e kërkoi hetimin sipas ligjit. Sepse në atë letër ia kam thënë shumë qartë, duhet të prisni që unë të jem subjekt i deklarimit pastaj me hetoni. Nuk e bëri. Dhe për zonjën nuk kam asgjë personalisht dhe deri ditën e fundit kam qenë në bashkëpunim institucional.
Ka një problem se ajo korrespondencë është e juaja dhe jo e institucionit. Si ka mundësi që ajo korrespondencë paraqitet nga ju këtu?”, tha ai. Ndërkohë që akuzat erdhën nga ish kryeministri Sali Berisha, i cili nuk nguroi të përmendë këtu edhe një emërimin që është bërë nga ministri Arben Ahmetaj për ish-bashkëshortin e Linda Ramës. “Të vijë këtu dhe të lexohet letra që Edi Rama i ka bërë Zana Xhukës kur ajo i ka kërkuar sqarime për pasuritë, ka thirrur Linda Bashën.
Ti mund të më thuash mua që edhe emërimi i Xhillarit nga Arben Ahmetaj nuk ka asnjë lidhje, se e keni shndërruar vendin në një klub. Ju mund të mos e hiqni dhe të vazhdoni me vrull siç e keni nisur sepse kryekreu juaj në dy gjëra është i pakufishëm në urrejtje dhe energji negative, dhe ai është vërsulur me tërbim kundër saj, për arsye se i kërkoi thjeshtë hajde jep shpjegime për pasuritë që ke ndërtuar pallatin dhe po ndërton vilën dhe në vend që të çojë znj.Basha të japë sqarime emëron zoti Xhillari drejtor”, tha Berisha. Ndërkohë që jashtë sallës së Kuvedit ai dekalroi se “këtu del nëse do të punësohesh duhet të kesh lidhje me gratë e tij, njëri bëhet ministër tjetri bëhet drejtor në një drejtori të rëndësishme. Vetëm ata duhet të punësohen. Tjetër kush s’ka punë me punën”, tha ai.
Shkrimi u publikua sot (21.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.3%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 2125
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tregtimi i vajit ekstra të virgjër në vend, kreu i shoqatës së Agro-Biznesit: Nuk ka fabrika për ambalazhimin e qelqit dhe depozita inoksi për ruajtjen e vajit
29 Nëntor, 13:36
-
Brazil/ Ndërron jetë në palestër, bodybuilderi 28-vjeçar pësoi atak kardiak
29 Nëntor, 13:32
-
Tiranë/ Lojëra fati dhe baste sportive të paligjshme, 6 në pranga! Një 17-vjeçar në hetim
29 Nëntor, 13:20
-
Vrasja e Martinit, del nga spitali shoku i 14 vjeçarit
29 Nëntor, 13:18
-
Vdiq në ditën e parë të punës, 18-vjeçari shqiptar sapo ishte bërë baba! Flet mes lotësh partnerja e tij: Po planifikonim dasmën
29 Nëntor, 13:12
-
Europol: Arrestohet në Rinas turku i dyshuar si kreu i trafikut të heroinës nga Irani në Europë! Pronari i 703 kilogramë drogë e fshehur në kontejner me sapun në portin e Hamburgut
29 Nëntor, 13:04
-
Muralja e Maradonës, vendi i dytë turistik më i vizituar në Itali
29 Nëntor, 13:03
-
Mbi 225 tonë kokainë, konfiskohet rekord botëror droge e fshehur në nëndetëse! Autoritetet kolumbiane zbulojnë rrugën e re të trafikut të narkotikëve drejt Australisë
29 Nëntor, 12:54
-
Gjykata e Hagës urdhëron ish pjesëtarin e UÇK-së t’u paguajë 208 mijë euro viktimave të tij
29 Nëntor, 12:51
-
Përgjimet e Sky ECC, kush është shqiptari 'VIP' i arrestuar në Greqi
29 Nëntor, 12:46
-
Sot një vit nga vrasja e Liridona Ademajt! Çfarë dihet për krimin makabër, autorët ende pa aktakuzë
29 Nëntor, 12:41
-
Moti i keq/ Fundjava pritet të mbizotërohet nga reshjet e dendura të shiut
29 Nëntor, 12:39