Akuza mbyll kallëzimet e Xhukës
s’ka element të veprës penale

TIRANE- Prokuroria e kryeqytetit ka vendosur të pushojë hetimet ndaj Zana Xhukës, kryeinspektores së Deklarimit të Pasurive. Vendimi vjen 4 ditë pasi Komisioni i Ligjeve miratoi me 16 votat e mazhorancës raportin për shkarkimin e Zana Xhukës nga posti i kryeinspektores së ILDKP-së. Vendimi i pushimit të hetimeve, është marrë mesditën e djeshme nga Prokuroria e Tiranës. Sipas burimeve nga institucioni i akuzës, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se në veprimet e Xhukës nuk janë gjetur elementë të veprës penale. Në Prokurorinë e Tiranës ka patur edhe një tjetër kallëzim. I pari ishte nga disa punonjës të ILDKP-së që denonconin shkeljet e kryera nga Inspektorja e Përgjithshme e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, Zana Xhukaa.

Denoncimi kishte të bënte me emërimet klienteliste sipas grupit të punonjësve, që kryeheshin nga kryetarja Xhuka. Ndërsa kallëzimi i dytë ishte edhe ai i bërë nga vetë Zana Xhuka, për punonjësit që e kallëzonin dhe publikuan deklaratën kundër saj. Konkretisht Xhuka akuzoi vartësin, Shkëlqim Ganaj se ka ushtruar ndaj saj dhunë fizike e verbale dhe për këtë arsye i ka kërkuar Policisë së Tiranës mbrojtje të veçantë të personit të saj dhe familjes. Mirëpo pas verifikimeve të kryera nga ana e prokurorisë së kryeqytetit rezulton e provuar qe shtetasi Shkëlqim Ganaj të ketë kryer veprime të tilla të cilat nga përmbajtja dhe forma e tyre të kenë krijuar bindjen se do të kryej vrasje ose plagosje e rënde.

Edhe nga ripyetja e kallëzueses nuk ka rezultuar që fjalët e thëna të jenë shoqëruar me veprime të tilla të dhunshme apo me pasjen e një mjeti në mënyrë që të krijohej bindja se mund të ndodhte vrasje ose dëmtim i rëndë i shëndetit të shtetases Zana Xhuka. “Përsa i përket faktit të kallëzuar se kjo shtetase është ndjerë e fyer nga mënyra e sjelljes së ushtruar ndaj saj, duke ju referuar nenit 59 te K.Proc.Penale, kjo shtetase si person i dëmtuar nga vepra penale e“ Fyerjes” parashikuar nga nenet 119 I K.P ka te drejtë te paraqes ankesë ne gjykatë dhe të marri pjesë në gjykim civil për të vëtetuar akuzën dhe për të kërkuar shpërblimin e dëmit”-thuhet në vendimin e prokurorisë së Tiranës.


Shkrimi u publikua sot (29.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip

Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip