Ish-shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn, ka nënshkruar një marrëveshje me Nafissatou Diallo, ish-punonjëse hoteli në New York, e cila e akuzoi për abuzim seksual vitin e kaluar.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters vendimi u mor dje nga Gjykata Supreme njuyorkeze, ku gjykatësi Douglas Mckeon deklaroi se “pas diskutimeve të gjata palët kanë rënë dakort për një marrëveshje”, ndërsa detajet e saj mbeten konfidenciale.
Në procesin gjygjësor të pranishëm ishin vetëm paditësja Diallo me avokatin e saj dhe avokatët e Strauss-Kahn.
Ish-shefi i FMN-së Strauss-Kahn u burgos për një kohë të shkurtër në Amerikë, por më pas u rikthye në Francë pas rrëzimit të akuzave për shkak të dyshimeve ndaj versionit të dhënë nga 33-vjeçarja.
Megjithatë ky skandal i shkatërroi atij karrierën politike duke e penguar të kandidojë për zgjedhjet presidenciale të Francës në maj 2012. Vendin e tij në krye të FMN-së e zuri francezja Kristine Lagard, ish-ministre e ekonomisë së Francës duke u bërë kështu femra e parë në krye të këtij institucioni ndërkombëtar financiar.
(lc/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com