Akuza për 700.000 euro, Berisha:
S'e mbrojta Metën, ka 1 dokument

Akuza për 700.000 euro, Berisha:<br />S'e mbrojta Metën, ka 1 dokument
TIRANË - Duke u folur për dekriminalizimin e Parlamentit, ish-kryeministri Berisha foli edhe për akuzat për korrupsion në shumën e 700.000 ndaj Ilir Metës nga ish-ministrit Dritan Prifti. Duke deklaruar se do të fliste për herë të parë sot, ai theksoi se nuk është e vërtetë që ai e ka mbrojtur kreun e LSI-së, dhe se ekziston një dokument ku flitet për shumën në fjalë. Ndërsa thekson se Brukseli i ka kërkuar Ramës, arrestimin e Metës.
 
"Unë e kam denoncuar ketë akt në mënyrë të përsëritur, disa herë para jush dhe para shqiptarëve. Kjo është shumë e vërtet. Zotin Rama pas kthimit nga Brukselit i ka thënë zotit Meta se më kërkuan arrestimin tuaj mbi bazën e dosjes që ka dorëzuar zoti Rama. Pas kthimit nga Gjermania i ka thënë zotit Meta të njëjtën gjë dhe është e vërteta i ka thënë të vërtetën, nuk them se zoti Rama ka trilluar, por ka një problem këtu. Shpesh dëgjoj se t’i e mbrojte Metën."- shprehet Berisha.

Berisha shton se ai nuk e ka mbrojtur Metën, por qëndrimi i tij ishte i bazuar në një dokument ku flitej për 700.000 euro, por ishte letër e një sipërmarrësi që flet për dëmin që i shkaktohet nëse nuk zbatohet një vendim.

“Nuk e kam mbrojtur, për herë të parë do flas sot. Nuk është e vërtetë që unë e kam mbrojtur. Ka patur një dokument për 700 mijë euro e cila flitej në regjistrim. Ai dokumenti ekzistonte. Nqs letra nuk është e falsifikuar, në letrën që sipërmarrësi i dërgonte Dritan Priftit se dëmi i krijuar nga momenti që t'i nuk më zbaton vendimin deri tani është 700 mije euro. Dritan Prifti nuk ka mohuar që ekziston ky dokument. Pra e gjithë akuza që i bëhet Sali Berishës se e mbrojti Ilir Metën bazohet në këtë dokument. Unë edhe sot, ndaj asnjë njeriu nuk do mund të pranoja kurrë një gjë të falsifikuar.”- u shpreh Berisha.
 
Më tej ai u shpreh edhe për çështjen e propozimit të Metës për President duke theksuar se ai nuk mund të bëhej në asnjë mënyrë Kreu i Shtetit. Gjithashtu Berisha hedh akuza se Rama ka dosje më të plotë të Metës.

“Jo absolutisht nuk mund të bëhej kurrë në zyra. Ai dha dorëheqjen, bëri shumë mirë që dha dorëheqjen. Nuk mund të bëhej në asnjë mënyrë president në konceptin tim, por as dhe ministër apo ndonjë funksion tjetër por Edi Rama duket se ka një dosje më të plotë për Metën sepse në qoftë se  dosja nuk do të ishte më e plotë dhe në qoftë se dosja nuk do ishte shqyrtuar nga ekspertë ndërkombëtarë të shquar, ai nuk do mund të kërkonte, askush nuk do mund t'i kërkonte atij arrestimin e Ilir Metës.”- tha Berisha.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)