Akuza për fshehje pasurie, PS nuk e
rikandidon, Bici kalon te komunistët

Akuza për fshehje pasurie, PS nuk e<br />rikandidon, Bici kalon te komunistët
TIRANE - Vetëm pak ditë pasi Partia Socialiste shpalli Luljeta Dollanin kandidate të koalicionit të majtë për Gramshin, kryetari aktual i Bashkisë Dritan Bici ka kaluar me Partinë Komuniste ku me sa duket ka gjetur mbështetje për tu rikandiduar për postin që ka në garën elektorale të 21 Qershorit.

Për zotin Bici, duket se kjo është një sfidë që i bën Partisë Socialiste. Lajmin për kandidimin e tij zoti Bici e bëri publik përmes një shënimi të gjatë në rrjetin social Facebook, ku ndër të tjera shprehet: “Ju njoftoj se sapo zyrtarizova kandidimin tim në garën për kryetar bashkie të Gramshit. Kandidoj si përfaqësues i Frontit të Majtë Shqiptar. Dëshira ime do të ishte të kandidoja nga PS, por kjo u bë e pamundur nga këmbëngulja e Ministrit të Energjetikës (i cili nuk është më deputet) i Gramshit sepse dorëzoi mandatin dhe u bë ministër. Pra klani i Tapë Bodurit dhe i lojërave të fatit ndërhynë fuqishëm që unë të mos jem kandidat i PS për zgjedhjet e 21 Qershorit. Për të vetmen arsye se nuk më komandonin dot si donin ata. Dua tu bëj me dije socialistëve të rrethit të Gramshit se nuk u respektua asnjë pikë e statutit të PS-së për përzgjedhjen e kandidaturave. As nuk u mor mendim nga Asambletë e Komunave, as u mblodh Asambleja Socialiste e rrethit për të diskutuar”.

Ndërkohë që për socialistët e vërteta është krejt ndryshe nga sa e paraqet zoti Bici.
 
Ata duket se nuk e rikandiduan për shkak të një akuze për fshehje pasurie. Më 14 shkurt të këtij viti ILDKPI kallëzoi penalisht kryetarin e bashkisë Gramsh për mos deklarim pasurie. 

Akuza e plotë
Fshehje e pasurisë, apartament banimi, Gramsh.

Fshehje e pasurisë, apartament banimi, në Tiranë.

Fshehje e pasurisë, “Dyqan i artikujve të ndryshëm’’, në deklarimin “ara fillimit në detyrë 2011”

Mosjustifikim me burime të ligjshme financiare dhe dokumentacion ligjor i pasurisë së deklaruar në deklaratën “Para fillimit në detyrë 2011” në shumën 12.483.000 lekë.

Fshehje e transaksioneve bankare të konfirmuara nga Raiffeisen Bank, në shumën 3.130.276 lekë në deklarimin “eriodik Vjetor 2011 dhe 2013”

Fshehje e llogarisë bankare në Raiffeisen Prestige në deklarimin “periodik Vjetor 2013”në shumën totale 1.347.276 lekë dhe mosmbulimi i saj me të ardhurat e realizuara dhe deklaruara në këtë periudhë.

Deklarim i rremë i burimit të shumës 950.000 lekë për transaksionet “depozitime cash” në Raiffeisen Bank në deklarimin “Periodik Vjetor 2011”.

Fshehje e llogarisë bankare në Raiffeisen Bank, në emër të bashkëshortes së subjektit, me gjendje 243.687 lekë në 31.12.2011 dhe 495.840 lekë në 31.12.2012.

Përveç problematikës të konstatuar me sipër, z.Dritan Bici ka tentuar dhënien e një sasie parash cash, në ambientet e ILDKPKI, Inspektorëve të ngarkuar me kontrollin e deklaratave të tij, me qëllim mbylljen e problemeve të konstatuara nga hetimi administrativ.

Për arsyet e sipërpërmendura, ILDKPKI depozitoi kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme, duke kërkuar fillimin e proçedimit penal ndaj subjektit Dritan Bici, me funksion Kryetar i Bashkisë Gramsh, për veprat penale të, fshehjes dhe deklarimit të rremë të pasurisë, korrupsion

Redaksia Online
(s.k/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë

Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë