Akuza për intimidim, Abramoviç
fiton gjyqin me Berezovskin

Akuza për intimidim, Abramoviç <br />fiton gjyqin me Berezovskin
Pronari i skuadrës së Çelsit Roman Abramoviç ka mundur të fitojë gjyqin përballë oligarkut rus në ekzil Boris Berezovski. 65 vjeçari Berezovski pretendonte se kishte qenë partner në biznes me Abramoviç por ishte intimiduar për ti shitur aksionet e gjigandit Sibneft për një çmim shumë më të ulët nga vlera reale çka sipas tij i shkaktoi 3 miliard paund dëm.

Gjykata tregtare në Londër përmes zonjës Justice Gloster tha se Berezovski ishte në thelb një dëshmitar i pabesueshëm. BBC raporton se kostoja totale e këtij procesi gjyqësor ka arritur në 100 milion paund. Duke deklaruar vendimin gjykatësja tha se "në analizën time dhe të dhënat e siguruara, konstatoj se zoti Berezovski është i pabesueshëm si dëshmitar.

Për të e vërteta është kalimtare dhe përbën një koncept fleksibël që mund tu përshtatet qëllimeve të tija". Pas artikulimit të vendimit, Berezovski tha se nuk e di se ku e ka ndërmend ta apelojë por se ishte tërësisht i shokuar nga ajo çka kishte ndodhur. "Zonja Gloster ka rishkruajtur historinë e Rusisë", insistoi Berezovski.

(dm/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

5 destinacionet më të preferuara nga turistët, kryeson Kalaja e Gjirokastrës! Rama: Numri i vizitorëve është rritur me 42% krahasuar me vjet

5 destinacionet më të preferuara nga turistët, kryeson Kalaja e Gjirokastrës! Rama: Numri i vizitorëve është rritur me 42% krahasuar me vjet