Akuzohet në Itali për terrorizëm/ Kapet në Elbasan, Salvini: Falenderoj autoritetet shqiptare

Arrestohet në Elbasan, 28 vjeçari Bledar Ibrahimi I akuzuar nga autoritetet italiane si pjesë e celulave terroriste që vepronin në Itali në mbështetje të ISIS. Sipas autoriteteve shqiptare, Interpol Tirana në bashkëpunim me Drejtorinë e Antiterrorit kanë arrestuar ditën e sotme Ibrahimin, I cili do të ekstradohet drejt Italisë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar rreth një javë më parë për shkak se dyshohet se ishte i përfshirë në organizata terroriste në Itali dhe Egjipt. Vetëm dy vite më parë, Bledar Ibrahimi ka qenë në qendër të opinionit publik në Itali për shkak të aktivitetit të tij ekstremist.

Në 3 mars të 2016, kur ndaj tij u mor vendimi i dëbimit, e përditshmja italiane “Corriere della sera” e cilësonte “Profesori”. Nën titullin “Udhëtimi i Bledar “profesorit” ky artikull zbardhte lidhjet e kontaktet e Bledar Ibrahimit me një sërë ndjekësish e aspirantësh luftëtarë të ISIS në territorin italian e në veçanti në rajonin e Lombardisë. Bledar Ibrahimi kishte mbërritur nga Shqipëria në Itali në moshën 20-vjeçare, duke u vendosur rastësisht në komunën e Pozzo D’ Adda në Lombardi.

E pikërisht në këtë qytezë me 6 mijë banorë e në kufi me provincën e Bergamos, Bledar Ibrahimi lindi për herë të dytë, duke mohuar origjinën e tij, tokën e tij dhe duke u betuar në emër të Allahut e të ushtrisë së Kalifatit. Në postimet në Facebook ai shkruante se “Siria e Iraku janë për të gjithë myslimanët”, kërkonte mbrojtjen e Allahut për kalifin e Bagdadit, liderin e besimtarëve, shpërndau fjalët e al-Zarqaëi kundër Perëndimit, më 6 maj 2014 dhe ka kërkuar ndihmën hyjnore të Allahut me anë të një fotografie që nxiste xhihadin.

Bledar Ibrahimi kishte lidhur miqësi me një pjesë të mirë të mbështetësve të ISIS në Lombardi, si me Giulia Maria Sergio (lady xhihad italiane e martuar me shqiptarin Aldo Kubozi), me një pakistanez të dëbuar nga Italia për terrorizëm, me shqiptarin Idriz Elezi dhe më shumë anëtarë të tjerë të celulës që vepronin në Lombardi, kryesisht me rekrutimin e luftëtarëve. “Emri i Bledar Ibrahimit është më kryesori e më i rëndësishmi në hetimet e antiterrorizmit italian”, shkruan Corriere della Sera.

Forcat speciale të Milanos e larguan nga shtëpia ku jetonte në komunën Pozzo D’Adda dhe e dëbuan në Elbasan, ku jeton me gjyshin e tij. Ai e ka të ndaluar të hyjë në territorin e Bashkimit Europian për 10 vite.

“Profesori”, siç e cilësojnë mediat italiane kishte nisur karrierën e studimeve fetare të certifikuara në Egjipt për ‘u bërë një imam radikal. Dy vjet më parë ishte transferuar në Kajro për të studiuar në një Universitet arab e për të mësuar bazat e fesë myslimane në një shkollë Kurani.

Në fund të muajit shkurt të 2016, Bledar Ibrahimi rikthehet nga Egjipti në Itali. I sapo kthyer në vendin e rezidencës së tij në komunën Pozzo D’Adda, Bledar Ibrahimi ka kërkuar një kartë të re identiteti, dhe pse ajo që zotëronte nuk i kishte skaduar ende. Në kartën e vjetër të identitetit, Bledar Ibrahimi shfaqet me mjekër të gjatë, ndërsa në momentin që ka kërkuar një kartë të re identitet është prezantuar pa mjekër. Pas arrestimit të tij në Shqipëri ka pasur edhe një reagim nga ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini. Ai ka vlerësuar punën e autoriteteve shqiptare duke shtuar  se në Asnjë moment nuk duhet pushuar ndaj kriminelëve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fahrri Mut Spiuni: 23/04/2019 21:41

    Fundrrina qe na flliqen!

    Përgjigju
  • Jani: 23/04/2019 21:24

    Mut Ky,mut ai tjetri Fashisti matan Detit. te dy Hale Jane.

    Përgjigju
  • ROMA: 23/04/2019 16:44

    Ngrihu o enver dhe njehere dhe qero keto beturina qe bien ere.

    Përgjigju
  • Fredi: 23/04/2019 15:08

    Si ka mundësi ore kaq trushpëlarë? Po shqiptari nuk e ka në gjak fenë or ç tju them këtyre mutave? Si ti quaj kta muta? Ose pastaj nuk kanë gjak shqiptari se ndryshe nuk shpjegohet.... ARSIM DHE VETËM ARSIM!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU